Posta e Kosovës rikthen në funksion të plotë zyrën postare Zveçan-2

 

 

Posta e Kosovës njofton qytetarët se zyra postare Zveçan-2 është rikthyer plotësisht në funksion pas përfundimit të të gjitha riparimeve të nevojshme, si pasojë e dëmtimit nga sulmi i fundit.

”Me përkushtim dhe profesionalizëm, kemi realizuar restaurimin e plotë të infrastrukturës, duke përfshirë vendosjen e xhamave dhe rikonstruksionin e hapësirave të brendshme, për të garantuar një mjedis të sigurt dhe funksional për të gjithë përdoruesit e shërbimeve tona” thuhet në njoftim për media.

Më tutje thuhet se Zyra postare Zveçan-2 është tashmë e pajisur me të gjitha kapacitetet e nevojshme dhe ka rifilluar ofrimin e shërbimeve në sportel, duke reflektuar përkushtimin tonë për të qenë gjithmonë pranë qytetarëve, pavarësisht sfidave./KFVA/

  • Shkrime të ngjashme

    Ky është burri i cili vdiq në aksidentin që ndodhi sonte në rrugën Komoran–Carralevë

    Një aksident i rëndë ka ndodhur sonte rreth orës 19:30 në rrugën Komoran–Carralevë, ku si pasojë një person ka humbur jetën dhe katër të tjerë janë lënduar. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti, teksa shtoi se në…

    Ekstradohet nga Anglia në Kosovë i kërkuari për vrasje në tentativë

    Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë,  me datë 15.01.2026  ka bërë ekstradimin e shtetasit kosovar nga Anglia për në Kosovë. Sipas njoftimit të Policisë, i…