Policit që u vra mbrëmë i ishte djegur lokali në vitin 2021

 

 

Policit që u vra mbrëmë në Kaçanik, i ishte djegur lokali në vitin 2021, mirëpo Prokuroria thotë se nga hetimet e deritashme nuk është gjetur ndërlidhje mes këtyre dy rasteve, shkruan KFVA.

Kjo është konfirmuar nga Kryeprokurori i Ferizajt, Burim Çerkini, në konferencën për media. Ai tha se as për rastin e vitit 2021, nuk dihen kryerësit.

“Është një rast që ka ndodhur më 2021, e saktë është që është djegur lokali i rreshterit në fjalë, por për shkak të kohës së gjatë nuk kemi mundur të ndërlidhim ndonjë motiv, arsye apo shkak që djegia e lokalit do të ndërlidhej me vrasjen. Nuk ka ndonjë lidhshmëri deri më tani që ka të bëjë me lidhjen e këtyre dy rasteve. Deri më tani nuk dihen personat që kanë kryer këtë akt më 2021”, ka deklaruar Çerkini.

Ai bëri me dije se të dyshuar për vrasjen e policit janë dy persona, të cilët s’janë identifikuar ende.

Nga pamjet e siguruara, Çerkini tha se vetëm shihet se personat në fjalë janë të rinj./KFVA/

  • Shkrime të ngjashme

    Ky është burri i cili vdiq në aksidentin që ndodhi sonte në rrugën Komoran–Carralevë

    Një aksident i rëndë ka ndodhur sonte rreth orës 19:30 në rrugën Komoran–Carralevë, ku si pasojë një person ka humbur jetën dhe katër të tjerë janë lënduar. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti, teksa shtoi se në…

    Ekstradohet nga Anglia në Kosovë i kërkuari për vrasje në tentativë

    Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë,  me datë 15.01.2026  ka bërë ekstradimin e shtetasit kosovar nga Anglia për në Kosovë. Sipas njoftimit të Policisë, i…