Policia sekuestron mallra kontrabandë në vlerë mbi 13,000 euro

 

 

Policia e Kosovës, konkretisht Departamenti i Policisë Kufitare, në bashkëpunim me autoritetet tjera relevante, ka realizuar disa operacione me qëllim të parandalimit dhe luftimit të kontrabandës dhe aktiviteteve tjera të kundërligjshme.

Gjatë një kontrolli të detajuar në një automjet furgon, njësitë e Anti Kontrabandës së Doganës së Kosovës, së bashku me Inspektorët e Administratës Tatimore të Kosovës (ATK), zbuluan se ngarkesa e deklaruar si lodra për fëmijë ishte, në fakt, kozmetikë e kontrabanduar.

Vlera e mallit të sekuestruar arrin në 13,616 euro. Hetimet lidhur me këtë rast po vazhdojnë në bashkëpunim me stacionin policor kompetent dhe ATK-në.

Po ashtu, po më 1 prill 2025, patrullat policore kufitare në fshatin Novosellë ndaluan dy automjete të dyshuara, të cilat transportonin 2,475 kilogramë manaferra pa dokumentacion të rregullt që vërtetonte prejardhjen e tyre.

Si rezultat, është iniciuar rasti për “Kundërvajtje Doganore” dhe malli i sekuestruar është dorëzuar për vlerësim dhe procedim nga Dogana e Kosovës.

Policia e Kosovës thekson se do të vazhdojë me masa të rrepta për parandalimin dhe luftimin e kontrabandës, duke bashkëpunuar ngushtë me institucionet përkatëse për të siguruar rendin dhe sigurinë ekonomike në vend.

  • Shkrime të ngjashme

    Ky është burri i cili vdiq në aksidentin që ndodhi sonte në rrugën Komoran–Carralevë

    Një aksident i rëndë ka ndodhur sonte rreth orës 19:30 në rrugën Komoran–Carralevë, ku si pasojë një person ka humbur jetën dhe katër të tjerë janë lënduar. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti, teksa shtoi se në…

    Ekstradohet nga Anglia në Kosovë i kërkuari për vrasje në tentativë

    Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë,  me datë 15.01.2026  ka bërë ekstradimin e shtetasit kosovar nga Anglia për në Kosovë. Sipas njoftimit të Policisë, i…