Nis lufta tregtare, Trump njofton tarifat për mbarë botën: Sot rilindi industria amerikane!

 

 

Donald Trump mbërriti në Kopshtin e Trëndafilave të Shtëpisë së Bardhë me brohoritje të forta dhe duartrokitje nga turma.

Kemi një lajm shumë, shumë të mirë sot”, tha fillimisht ai. “Shumë gjëra të mira po ndodhin për vendin tonë. Sot është dita e lirisë. 2 Prill 2025 do të mbahet mend përgjithmonë në histori si dita kur industria amerikane u rilind, dita kur u vendos fati i Amerikës, dhe dita që filluam të bënim përsëri Amerikën të Madhe“, shtoi Presidenti amerikan.

Sipas Trumpit tatimpaguesit tanë janë mashtruar për më shumë se 50 vjet, por kjo nuk do të ndodhë më në SHBA.

Presidenti amerikan akuzoi drejtpërdrejt shtetet e tjera për një sërë praktikash, duke përfshirë vjedhjen e pronës intelektuale amerikane dhe miratimin e rregullave të padrejta të tregtisë.

“Një mik ndonjëherë është më i keq se një armik”, tha ai, teksa nisi sulmin e ri që synon tregtinë ndërkombëtare. Trump iu referua këtu tregjeve të makinave në vende si Koreja e Jugut dhe Japonia, duke theksuar se mbi 80% e makinave të prodhuara në Korenë e Jugut shiten brenda vendit, ndërsa në Japoni shifra përkatëse kalon 90%.

Në të njëjtën kohë, makinat e prodhuara në Amerikë përfaqësojnë vetëm një përqindje të vogël të tregjeve në këto vende. “Ford shet shumë pak jashtë vendit”, tha ai, duke vënë në dukje se ky çekuilibër ka çuar në “shkatërrimin” e industrisë amerikane. “Kjo është arsyeja pse sonte, në mesnatë, do të vendosim një tarifë prej 25% për të gjitha makinat e prodhuara jashtë vendit”, tha Trump.

Më pas një punëtor automobilistik nga Detroit, i quajtur Brian mori fjalën, duke shprehur mbështetje të qartë për politikën tarifore të Donald Trump.

“Ne dhe kolegët e mi në UAW mbështesim politikën tarifore të Donald Trump 100%”, tha ai, duke marrë duartrokitje nga audienca.

“Ne po mbrojmë fermerët dhe blegtorët”, vazhdoi Trump argumentin e tij, duke thënë se me veprimet e sotme, SHBA po “mbron fermerët, të cilët janë trajtuar brutalisht nga kombet në mbarë botën”.

Trump kritikoi gjithashtu faktin se SHBA “subvencionon shumë vende“, duke përmendur Kanadanë dhe Meksikën si shembuj. “Në një moment duhet të thuash: është koha të punosh pak për veten”, tha ai, duke iu drejtuar shteteve që sipas tij mbështeten shumë te ndihma amerikane.

Tarifat e Trump

Kina –  34%

BE – 20%

Vietnami – 46%

Tajvani – 32%

Japonia – 24%

India – 26%

Koreja e Jugut – 25%

Tajlanda – 36%

Zvicra – 31%

Mbretëria e Bashkuar  – 10%

Afrika e Jugut – 30%

Zvicra – 31%

Malajzia – 24% (

  • Shkrime të ngjashme

    Ky është burri i cili vdiq në aksidentin që ndodhi sonte në rrugën Komoran–Carralevë

    Një aksident i rëndë ka ndodhur sonte rreth orës 19:30 në rrugën Komoran–Carralevë, ku si pasojë një person ka humbur jetën dhe katër të tjerë janë lënduar. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti, teksa shtoi se në…

    Ekstradohet nga Anglia në Kosovë i kërkuari për vrasje në tentativë

    Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë,  me datë 15.01.2026  ka bërë ekstradimin e shtetasit kosovar nga Anglia për në Kosovë. Sipas njoftimit të Policisë, i…