“Më dënojnë mua nganjëherë por mos u mërzitni ju”, Kurti indirekt pranon se është gjobitur me 250 euro nga Gjykata

 

 

Paraditen e së mërkurës në media u raportua se Kryeministri Albin Kurti është gjobitur me 250 euro nga Gjykata Themelore e Prishtinës për moszbatimin e urdhërit për intervistim në Prokurorinë Speciale lidhur me skandalin për rezervat shtetërore, shkruan KFVA.

Ani pse s’pati një konfirmim nga Gjykata në pyetjen dërguar nga Gazeta Online Reporteri.net, Kryeministri Kurti tërthorazi ka pranuar se është gjobitur.

“Më dënojnë mua nganjëherë por mos u mërzitni ju”, tha Kurti.

Gjykata e Prishtinës përmes një vendimi kishte urdhëruar Kryeministrin Albin Kurti që të paraqitej për intervistim në Prokurorinë Speciale për intervistim.

Paraprakisht ai kishte pasur dy thirrje nga Prokuroria Speciale e Kosovës, e të cilat ishin shpërfillur nga ana e tij.

Qeveria e Kosovës pranoi ftesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës për intervistim të Kurtit më 12 dhjetor. Zëdhënësi i qeveriës, Përparim Kryeziu e kishte cilësuar ftesën si tentim ndikimi në rezultatin e zgjedhjeve 2025.

Në thirrjen e Prokurorisë Speciale thuhej se Kryeministri Kurti duhet të paraqitet për intervistim të hënën e 16 dhjetorit në ora 09:30. Mirëpo, ai nuk u paraqit për intervistim. Madje ka kërkuar nga Prokuroria që ta intervistojë në zyrën e tij, e kishte ofruar edhe dy data për këtë.

Kurti, i ftuar në cilësinë e dëshmitarit, do të intervisohet për skandalin me Rezervat Shtetërore dhe se vepra penale për të cilën është ftuar hynë tek ato të korrupsionit zyrtar, saktësisht Neni 414 “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

  • Shkrime të ngjashme

    Ky është burri i cili vdiq në aksidentin që ndodhi sonte në rrugën Komoran–Carralevë

    Një aksident i rëndë ka ndodhur sonte rreth orës 19:30 në rrugën Komoran–Carralevë, ku si pasojë një person ka humbur jetën dhe katër të tjerë janë lënduar. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti, teksa shtoi se në…

    Ekstradohet nga Anglia në Kosovë i kërkuari për vrasje në tentativë

    Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë,  me datë 15.01.2026  ka bërë ekstradimin e shtetasit kosovar nga Anglia për në Kosovë. Sipas njoftimit të Policisë, i…