Kurti nis konsultimet për qeverinë e re, takohet me Emilija Rexhepin – ajo ia konfirmon votën pro

 

 

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka filluar takimet me partitë politike të pakicave, për konsultim në lidhje me formimin e qeverisë së re pas certifikimit të rezultatit të zgjedhjeve të 9 shkurtit dhe fillimit të afateve kushtetuese drejt formimit të legjislaturës dhe qeverisë së re.

ZKM ka njoftuar se në kuadër të këtyre konsultimeve,  Kurti është takuar sot kryetaren e Partia e Re Demokratike (NDS), Emilija Rexhepi.

Rexhepi, thuhet në njoftim e konfirmoi gatishmërinë e plotë për vazhdim të bashkëpunimit me Vetëvendosje si fituese e zgjedhjeve të fundit.

“Rexhepi konfirmoi gatishmërinë e saj për të vazhduar bashkëpunimin me Lëvizjen VETËVENDOSJE!, duke mbështetur Kurtin në procesin e formimit të qeverisë së re”, thuhet në njoftimin e Kryeministrisë.

Presidentja Osmani ditën e djeshme e ka caktuar 15 prillin, si datë për seancën konstituive e Kuvendit të Kosovës.

  • Shkrime të ngjashme

    Ky është burri i cili vdiq në aksidentin që ndodhi sonte në rrugën Komoran–Carralevë

    Një aksident i rëndë ka ndodhur sonte rreth orës 19:30 në rrugën Komoran–Carralevë, ku si pasojë një person ka humbur jetën dhe katër të tjerë janë lënduar. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti, teksa shtoi se në…

    Ekstradohet nga Anglia në Kosovë i kërkuari për vrasje në tentativë

    Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë,  me datë 15.01.2026  ka bërë ekstradimin e shtetasit kosovar nga Anglia për në Kosovë. Sipas njoftimit të Policisë, i…