Kolegu i kushton poezi policit të ndjerë!

 

 

Kanun Veseli, zyrtari policor nga Ferizaj i ka kushtuar një poezi polici të ndjerë, Muhamet Likës.

BUZËQESHJA E FUNDIT

Në Kaçanik ra natë e ftohtë, rrugët i mbuloi terr i zi.

Heshtja zgjatej si mallkim, në zemra u shua çdo gëzim. “Nesër takohemi!” – tha me shpresë, me buzëqeshje, me dritë në sy, pa e ditur se nata e egër tinëz po e priste në errësirë.

Me hapa të lehtë u nis ngadalë, te gruaja e vet që e priste me mall. Nata e pabesë, e pamëshirë, ia preu ëndrrën asaj! Dy krisma… një britmë… një frymë e fundit… Trupi i tij ra si lis!

Ajo më nuk pret te dera, s’ndien më hapat e tij. Lotët rrjedhin mbi pragun e zbrazët dhe heshtja ia mbështjell shpirtin e ngrirë. Hija e tij mbeti kujtim e shtrati mbeti pa frymë, pa zërin dhe ngrohtësinë e tij. Muhamed Lika – ky emër i skalitur mbi gurin e ftohtë, do të nderohet përjetë e mot.

Kanun Veseli 02.04.2025

  • Shkrime të ngjashme

    Ky është burri i cili vdiq në aksidentin që ndodhi sonte në rrugën Komoran–Carralevë

    Një aksident i rëndë ka ndodhur sonte rreth orës 19:30 në rrugën Komoran–Carralevë, ku si pasojë një person ka humbur jetën dhe katër të tjerë janë lënduar. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti, teksa shtoi se në…

    Ekstradohet nga Anglia në Kosovë i kërkuari për vrasje në tentativë

    Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë,  me datë 15.01.2026  ka bërë ekstradimin e shtetasit kosovar nga Anglia për në Kosovë. Sipas njoftimit të Policisë, i…