Instituti Hidrometeorologjik paralajmëron për përmbytje të mundshme në Kosovë

 

 

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka ngritur alarmin për mundësinë e vërshimeve në disa rajone të vendit, pas reshjeve të shumta të shiut ditëve të fundit, raporton Gazeta KFVA.

Sipas njoftimit të IHMK-së, zonat më të rrezikuara aktualisht janë disa vendbanime në komunat e Hanit të Elezit, Kaçanikut, Dragashit, Pejës dhe Deçanit, si dhe disa zona në pellgun e Moravës së Binçës.

Postimi i plotë:

Të nderuar, duke pasur parasyshë situatën e përgjithshme meteorologjike, sidomos ditëve të fundit, e përcjellur me reshje shiu, të cilat në disa zona të vendit kanë qenë me intensitet nga i ulët deri mesatarë dhe me kohëzgjatje relativisht të gjatë, kanë shkaktuar ngritje të niveleve nëpër disa lumenjë, sidomos atyre me karakter malor. Kështu situata më e rënduar është në Pellgun e Lepencit, Morava e binçës, Bistrica e Pejes, Bistrica e Prizrenit, Bistrica e Deqanit, ku nivelet aktualisht janë në mgritje të cilat mud të shkaktojnë vërshime gjegjësisht përmbytje.

Aktualisht zonat më të rrezikuara janë: vendbanime të Hanit të  Elezit, Kaçanikut, Dragashit, Pejes, Deqanit pastaj në pellgun e Moravës së Binçës etj.

Kete e veshtersojne akoma me shume, reshjet e shiut te cilat pritet te bien gjate oreve dhe diteve ne vazhdim.

Per informacione ne detaje, ju mbajme te informuar gjate oreve dhe diteve ne vazhdim.

P.s. Kerkohet vemendje e shtuar, sidomos ne zonat/komunat e lartecekura

PARASHIKIMI

Edhe gjatë ditëve në vijim pritet të ketë reshje shiu, në disa pjesë të vendit me intensitet nga mesatarë deri të lartë, të cilat mund të krijojn vërshime të shpejta.

  • Shkrime të ngjashme

    Kryeprokurori i Speciales paralajmëron: Së shpejti aktakuzë për vrasjen e Jasharëve

    Për krimin në Reçak tashmë është ngritur aktakuzë në mungesë ndaj 21 serbëve. E njëjtë pritet të veprohet shumë shpejt edhe për masakrën në Prekaz ndaj familjes Jashari. Këtë e paralajmëroi kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj. “Kemi me ngrit…

    Hoti paralajmëron dorëheqje nga organet e LDK-së: Partisë i nevojitet lidership i ri

    Avdullah Hoti nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), ka paralajmëruar dorëheqjen nga organet e partisë, duke theksuar ka thënë se pas rezultatit të dobët më 28 dhjetor LDK-së i nevojitet lidership i ri. Ai ka thënë se më 2021, LDK…