Formimi i qeverisë, Kurti takon Elbert Krasniqin

 

 

Gjatë ditës së sotme, kryeministri në detyrë Albin Kurti, bashkë me zëvendëskryeministrin e parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog të Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, priti në takim ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal dhe kryetarin e partisë Iniciativa e Re Demokratike e Kosovës (IRDK), Elbert Krasniqi, ku diskutuan mbi formimin e qeverisë së re pas certifikimit të rezultatit të zgjedhjeve të 9 shkurtit.

Në njoftimin për media thuhet se ky takim ishte pjesë e konsultimeve të cilat po zhvillohen nga kryeministri me partitë politike të pakicave. Prezent në takim ishte dhe deputeti e anëtari i partisë IRDK, Fridon Lala.

“Kryeministri Kurti e falënderoi z. Krasniqi për bashkëpunimin e ngushtë gjatë këtij mandati qeveritar dhe punën e zhvilluar. Nga ana e tij, kryetari i IRDK-së Elbert Krasniqi konfirmoi gatishmërinë e plotë për vazhdimin e këtij bashkëpunimi të frytshëm si dhe mbështetjen ndaj kryeministrit Kurti në formimin e qeverisë së re”, thuhet në njoftim.

  • Shkrime të ngjashme

    Ky është burri i cili vdiq në aksidentin që ndodhi sonte në rrugën Komoran–Carralevë

    Një aksident i rëndë ka ndodhur sonte rreth orës 19:30 në rrugën Komoran–Carralevë, ku si pasojë një person ka humbur jetën dhe katër të tjerë janë lënduar. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti, teksa shtoi se në…

    Ekstradohet nga Anglia në Kosovë i kërkuari për vrasje në tentativë

    Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë,  me datë 15.01.2026  ka bërë ekstradimin e shtetasit kosovar nga Anglia për në Kosovë. Sipas njoftimit të Policisë, i…