by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Biznesmeni i njohur shqiptar Samir Mane është bërë pjesë e listës së miliarderëve të botës. Revista e njohur amerikane “Forbes” sot për herë të parë në listëve e më të pasur të botës ka përfshirë një shqiptar. Në artikullin e saj, revista ka bërë me dije se Mane është miliarderi i 2356 i botes.
Në këtë mënyrë, Shqipëria për herë të parë është përfshirë në këtë listë. Samir Mane është themeluesi dhe presidenti i Grupit “BALFIN”, e cila është një konglomerat investimesh me qendër në kryeqytetin shqiptar.
Sipas revistës, “BALFIN” ka në pronësi qendra tregtare, dyqane elektronike dhe lodrash në Ballkanin Perëndimor.
Po ashtu, kompania në fjalë ka një bankë në Shqipëri. Në artikullin e saj, revista amerikane tregon edhe për historinë e biznesmenit shqiptar. Sipas revistës, Mane është arratisur nga Shqipëria për shkak të regjimit komunist në vitin 1991.Pas largimit nga Shqipëria, ai u vendos në Austri si refugjat, kurse në vitin 1993 ai ka filluar të shiste pajisje shtëpiake në vendin e tij. Më pas, Mane ka hapur kompaninë “Neptun”, e cila është një zinxhir dyqanesh elektronike.
Biznesmeni i njohur shqiptar kthye në Shqipëri në vitin 2005 për të hapur qendrën e parë tregtare në vend.
Në artikull specifikohet se kompania BALFIN ka pasuri të paluajtshme në SHBA, Kanada dhe Austri, si dhe parqe logjistike dhe një universitet privat në Shqipëri.
Kryetarja e sapozgjedhur e qytetit Herdecke në landin perëndimor të Gjermanisë, North Rhine-Westphalia, u gjet e plagosur rëndë në apartamentin e saj. Burime të sigurisë nga mediat gjermane, i thanë gazetarëve se Iris Stalzer, politikania e majtë social-demokrate kishte pësuar disa plagë mbi dyshimet se një burrë e theri 13 herë me thikë
Një edukatore e një çerdheje në Lipjan, dyshohet se i ka shkaktuar lëndime një vajze njëvjeçare. Rastin fillimisht e ka bërë të ditur daja i vogëlushes, nëpërmjet një postimi në Facebook ku ka postuar edhe fotografinë që tregon lëndimin e saj në zonën e qafës. Për të kuptuar më shumë rreth incidentit, Gazeta
Shkencëtarët me seli në Shtetet e Bashkuara, John Clarke, Michel Devoret dhe John Martinis kanë fituar Çmimin Nobel për Fizikë për shkak të “eksperimenteve që zbuluan fizikën kuantike në veprim”, duke hapur rrugë për zhvillimin e gjeneratës së ardhshme të teknologjive digjitale. “Jam i befasuar. Sigurisht kurrë nuk më ka shkuar ndër mend
Kjo është raketa e fuqishme amerikane Tomahawk. Shumë shpejt mund ta ketë dhe ushtria e Ukrainës në arsenalin e saj, për ta përdorur kundër Rusisë. Presidenti Donald Trump konfirmoi nga Zyra Ovale se e ka marrë tashmë vendimin, i cili me shumë gjasë do të zemërojë pa masë homologun e tij, Vladimir Putin.