AAK rikonfirmon qëndrimin: Jemi për formimin e qeverisë nga opozita

 

]]Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka mbajtur sot një takim të kryesisë, ku janë shqyrtuar zhvillimet më të fundit politike në vend si dhe përgatitjet për zgjedhjet komunale të tetorit.

Në kuadër të këtij takimi, AAK ka rikonfirmuar qëndrimin e saj për nevojën e formimit të një qeverie të re nga opozita, duke e konsideruar këtë si zgjidhjen më të përshtatshme për vendin në kontekstin aktual politik.

“Në këtë momentum të ri politik, pas caktimit të datës për mbledhjen konstituive të Kuvendit të Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës riafirmon qëndrimin e saj të palëkundur për formimin e një qeverie nga opozita, si alternativa më e mirë për vendin”, thuhet në njoftim.

Gjithashtu, u vendos që të fillojnë përgatitjet për zgjedhjet lokale, ku në komunat e udhëhequra nga kjo parti, kryetarët aktualë do të rikandidojnë për një mandat të ri.

“Gjatë takimit, u dakordua që degët të nisin përgatitjet për identifikimin e kandidaturave për asambletë komunale dhe për kryetarë komunash. Në komunat ku Aleanca aktualisht udhëheq, kryetarët e tanishëm do të jenë pjesë e garës për një mandat të ri qeverisës”, thuhet në njoftim.

  • Shkrime të ngjashme

    Ky është burri i cili vdiq në aksidentin që ndodhi sonte në rrugën Komoran–Carralevë

    Një aksident i rëndë ka ndodhur sonte rreth orës 19:30 në rrugën Komoran–Carralevë, ku si pasojë një person ka humbur jetën dhe katër të tjerë janë lënduar. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti, teksa shtoi se në…

    Ekstradohet nga Anglia në Kosovë i kërkuari për vrasje në tentativë

    Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë,  me datë 15.01.2026  ka bërë ekstradimin e shtetasit kosovar nga Anglia për në Kosovë. Sipas njoftimit të Policisë, i…