Zv.ministri Raka ngrit alarmin për ndërtimin e çerdhes në Kaçanik: Fëmijët rrezikohen nga shembja e murit

 

 

Zëvendësministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Jeton Raka, ka akuzuar qeverisjen e PDK-së në Kaçanik, ku ka deklaruar se fëmijët po rrezikohen nga muri i ndërtuar në çerdhe.

Raka në reagimin e tij ka deklaruar se LVV kishte kundërshtuar prishjen e çerdhes së vjetër dhe ndërtimin e çerdhes së re, transmeton Telegrafi.

“Skandali i radhës i ekzekutivit komunal të PDK-së, është ndërtimi i murit mbrojtës te Çerdhja në Kaçanik. Pra, qeverisje korruptive që secilin projekt e zvarrit, nuk e realizon sipas projektit dhe e përsërit dy apo tre herë. Lëvizja VETËVENDOSJE!, kishte kundërshtuar prishjen e Çerdhes së vjetër dhe ndërtimin e Çerdhes se re për shkak të uzurpimit të pronës së SHFMU ‘Emin Duraku’, mungesës së hapësirës së gjelbër dhe qasjes së vështirë në rrugë në lokacionin e ri”, ka pohuar ai.

Tutje, ai ka shtuar se “Mirëpo kjo qeverisje me mendësi djallëzore nuk kishte marr parasysh reagimet e subjektit tonë politik e as të qytetarëve”.

“Qëllimi ishte tjetër, kishin plane për të ndërtuar banesa afariste për qëllime të përfitimit, por përplasja në mes të grupeve të interesit brenda llojit të tyre, dyshohet që u la Shesh për një kohë të pacaktuar “derisa të merren vesh”. Në atë kohë thonin se nuk ka lokacion tjetër dhe nuk mund të humbim investimin, mirëpo doli që ka pasur lokacion tjetër dhe kjo çerdhe ka mund të ndërtohet në fshatin Rekë-Vatë, aty ku po ndërtohet sot nga Qeveria Kurti”, shkroi ai.

Raka shton tutje se ndërtimi i çerdhes së re nuk ka pasur as studim fizibiliteti.

“Mos të harrojmë që aty ku u ndërtua Çerdhja e re nuk kishte as studim fizibiliteti dhe po ashtu u shkatërrua fusha sportive, investim nga EU Beautiful Kosova në vlerë 82.000 euro”.

Ai ka deklaruar mes tjerash se “Çerdhja e re, vetëm çerdhe nuk është, edhe burgjet kanë hapësira gjelbëruese, ndërsa këtu fëmijët përpos që kanë qenë të rrezikuar nga shembja, nuk kanë as hapësirë gjelbëruese për tu argëtuar”.

“Kjo kastë politike zhvatëse, e paaftë për të mirëqeverisur, me mendësi të ngushtë, korruptive e pa vizion, e cila ka ngulfatur dhe e ka lënë Kaçanikun ndër qytetet më të pazhvilluara duhet sa më parë te ikë, para se nga projektet e dobëta e korruptive të ketë edhe viktima, të pësojnë qytetarët, ndër ta edhe fëmijët”, thotë mes tjerash Raka./KFVA/

Shkrime të ngjashme

Ky është burri i cili vdiq në aksidentin që ndodhi sonte në rrugën Komoran–Carralevë

Një aksident i rëndë ka ndodhur sonte rreth orës 19:30 në rrugën Komoran–Carralevë, ku si pasojë një person ka humbur jetën dhe katër të tjerë janë lënduar. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti, teksa shtoi se në…

Ekstradohet nga Anglia në Kosovë i kërkuari për vrasje në tentativë

Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë,  me datë 15.01.2026  ka bërë ekstradimin e shtetasit kosovar nga Anglia për në Kosovë. Sipas njoftimit të Policisë, i…