Zgjedhje në kohë lufte – Ukraina në hall të madh

 

 

Qytetet ukrainase po bombardohen pothuajse çdo natë nga Rusia dhe ideja e zgjedhjeve të reja mund të duket si pjesë e imagjinatës. Por në rrugët dhe zyrat e kryeqytetit Kievit, mundësia që shteti të shkojë në zgjedhje është duke u diskutuar me të madhe.

Thashethemet për zgjedhje kanë qarkulluar në tre vjetët e gjata të luftës nga Rusia. Secilën herë janë mohuar nga qeveria, opozita dhe publiku, duke argumentuar se së pari duhet unitet në luftën e madhe kundër pushtuesve rusë.

Zgjedhjet presidenciale do të duhej të mbaheshin në vitin 2024, por janë anuluar në pajtim me ligjin ushtarak, i cili hyri në fuqi dy vjet më herët.

Ama, kjo nuk e ka ndalur Kremlinin nga qëndrimet se presidenti Volodymyr Zelensky nuk është lider legjitim dhe ka kërkuar mbajtjen e zgjedhjeve të reja si kusht për marrëveshjen e armëpushimit – ide kjo e përsëritur edhe nga presidenti amerikan Donald Trump.

Tani kanë shpërthyer spekulimet e reja se Zelensky mund të jetë duke menduar për zgjedhje kur kanë vazhduar bisedimet për armëpushim. Burimet i kanë thënë BBC-së se ka arsye për të menduar se zgjedhjet mund të mbahen sivjet.

Rivali më i madh i Zelenskyyt, Valerii Zaluzhnyi, ish-komandant i ushtrisë ukrainase, ka mohuar përsëri thashethemet për qëllimet e tij politike.

“Përgjigja ime nuk ka ndryshuar. Kur lufta po vazhdon, ne duhet të punojmë për ta shpëtuar shtetin, jo të mendojmë për zgjedhje. Nuk komentoj thashethemet”, ka thënë ai për RBC-Ukraine.

Aktualisht, Zaluzhnyi është ambasadori i Ukrainës në Londër.

Edhe shefi i Komisionit Zgjedhor të Ukrainës, Oleh Didenko, ka thënë se duhet të hiqet ligji ushtarak për mbajtjen e zgjedhjeve.

Ai ka thënë se ligjet aktuale theksojnë se zgjedhjet parlamentare duhet të mbahen 60 ditë pas heqjes së ligjit ushtarak dhe 90 ditë për zgjedhjet presidenciale.

Mirëpo do të duhet më shumë kohë sepse lufta ka nxitur shumë ndryshime ligjore.

Ndërkaq, sondazhet kanë treguar se 69 për qind e ukrainasve e përkrahin Zelenskyyn. Ngritja e madhe në sondazhe është bërë pas përplasjes me Donald Trumpin në Shtëpinë e Bardhë.

  • Shkrime të ngjashme

    Ky është burri i cili vdiq në aksidentin që ndodhi sonte në rrugën Komoran–Carralevë

    Një aksident i rëndë ka ndodhur sonte rreth orës 19:30 në rrugën Komoran–Carralevë, ku si pasojë një person ka humbur jetën dhe katër të tjerë janë lënduar. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti, teksa shtoi se në…

    Ekstradohet nga Anglia në Kosovë i kërkuari për vrasje në tentativë

    Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë,  me datë 15.01.2026  ka bërë ekstradimin e shtetasit kosovar nga Anglia për në Kosovë. Sipas njoftimit të Policisë, i…