by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Trupi i ushtarit të katërt të Shteteve të Bashkuara, që ishte shpallur i zhdukur, është gjendur pranë Pabrades, në Lituani, bëri të ditur Ushtria amerikane përmes një deklarate më 1 prill.
Operacionet e kërkim-shpëtimit, të mbështetura nga bashkëpunimi ndërkombëtar dhe teknologjia e avancuar, zgjatën për disa ditë pasi një automjet ushtarak me katër ushtarë amerikanë u fundos në një zonë moçalore më 25 mars.
Trupat e tre ushtarëve amerikanë si dhe automjeti i tyre i blinduar M88A2 Hercules, u gjetën një ditë më parë.
“Kjo javë ka qenë shkatërruese. Sot, zemrat tona mbajnë peshën e një dhimbjeje të padurueshme me humbjen e ushtarit tonë”, tha gjeneralmajor Christopher Norrie.
Kërkimet ishin intensifikuar në 24 orët e fundit me mbërritjen e personelit dhe pajisjeve të specializuara. Qentë e shpëtimit dhe dy sisteme të avancuara dronësh, ndihmuan në operacionin e kërkimit.
Qindra ushtarë të Divizionit të tretë të Këmbësorisë, së bashku me zhytës të Marinës amerikane, Forcat e Armatosura të Lituanisë, inxhinierë polakë, policinë ushtarake të Estonisë, agjenci civile shumëkombëshe dhe ekspertë teknikë nga Korpusi i Inxhinierëve të Ushtrisë amerikane morën pjesë në operacionin e kërkimit.
Emrat e ushtarëve të vdekur nuk janë bërë publikë deri në njoftimin zyrtar të familjarëve.
Hetimet kanë nisur mbi këtë tragjedi. Autoritetet po shqyrtojnë rrethanat që çuan në incident, përfshirë terrenin, kushtet atmosferike dhe gjendjen e automjetit.
Zhdukja e automjetit dhe e ushtarëve nxiti një operacion të gjerë ndërkombëtar shpëtimi, dhe gjeneralmajor Curtis Taylor, shprehu mirënjohjen për të gjithë ata që kontribuuan në këtë operacion.
“Nuk mund t’i falënderojmë aq sa duhet aleatët dhe kolegët tanë, veçanërisht lituanezët, të cilët nuk kursyen asnjë burim për të mbështetur këtë mision”, tha ai. “Së bashku, e mbajtëm premtimin për të mos lënë kurrë pas një ushtar të rënë”.
Lituania, anëtare e NATO-s dhe Bashkimit Evropian, është mikpritës i më shumë se 1.000 trupa amerikane që janë të stacionuar në këtë shtet baltik në baza rotative.
FBI ka bastisur shtëpinë e John Bolton në Maryland, i cili ka shërbyer si këshilltar për sigurinë kombëtare në administratën e parë të Presidentit Donald Trump, por më pas është bërë kritik i tij. Kjo bastisje është pjesë e një hetimi lidhur me trajtimin e dokumenteve të klasifikuara, sipas një burimi të afërt
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë ngritur aeroplanët luftarakë pasi pranë Alaskës është vërejtur një avion rus për zbulim dhe mbikëqyrje. Incidenti ndodhi të enjten dhe është konfirmuar nga Komanda e Mbrojtjes Ajrore të Amerikës së Veriut (NORAD). Sipas deklaratës së NORAD-it, në ndërhyrje morën pjesë një avion paralajmërimi të hershëm dhe kontrolli E-3
Një zi buke është konfirmuar zyrtarisht në Qytetin e Gazës dhe lagjet përreth nga Klasifikimi i Fazës së Integruar të Sigurisë Ushqimore (IPC). Sipas mediave të huaja, sistemi i mbështetur nga OKB-ja dhe i njohur globalisht për klasifikimin e pasigurisë ushqimore dhe kequshqyerjes ka deklaruar vetëm katër raste të tjera urie që nga
Administrata amerikane më 22 gusht njoftoi se po kontrollon mbi 55 milionë persona që posedojnë viza të vlefshme të SHBA-së, për çdo shkelje që mund të çojë në dëbim. Kjo është pjesë e masave gjithnjë e më të ashpra kundër të huajve që kanë leje qëndrimi në Shtetet e Bashkuara. Në një përgjigje