Tragjedi në Dibër: I riu humb jetën në rrethana të dhimbshme!

 

 

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Dibrën në Maqedoni të Veriut, ku i riu Andi Sulejmani ka humbur jetën në rrethana ende të paqarta.

Lajmin e trishtë e ka bërë të ditur ish-mësuesi i tij, Shaban Noka, i cili ka ndarë një mesazh prekës për të ndjerin. Ai e kujton Andin si një djalë të qeshur dhe plot jetë, ndërsa shpreh dhimbjen për humbjen e tij të parakohshme.

“Të njoha si nxënës para 16 vitesh, i qeshur ishe, e si shok të mbaja. Nuk i harroj ca fjalë të tua, që më the ‘mësues, më dëgjo mua’. Eh mor Andi, sa herë kam qesh, jo se shpejt të gjithve do na lësh. Qofsh banor i Xhenetit, Andi! 😭”, ka shkruar Noka në një postim prekës.

Andi Sulejmani ka lënë pas gruan dhe dy vajza.

Shkrime të ngjashme

Aksident fatal në rrugën Komoran-Carralevë, një i vdekur e katër të lënduar

Një aksident trafiku me pasoja fatale ka ndodhur sot rreth orës 19:30 në rrugën Komoran–Carralevë. Një person ka vdekur e katër të tjerë janë lënduar. Lajmin e ka konfirmuar Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës.…

E zhdukur prej tetorit në Itali, gjendet trupi i pajetë i 35-vjeçares shqiptare: Ishte 40 kilometra larg shtëpisë

Ishte zhdukur më 22 tetor, pasi ishte parë për herë të fundit në qendër të qytetit. Sot, të enjten më 15 janar, erdhi lajmi tragjik. Trupi i pajetë i Floresha Prengut, 35 vjeçe, banore në Trento, u gjet rreth 40…