Sulmi në zyren e postës në Zveçan, Sveçla: Shteti do të vazhdojë të veprojë me vendosmëri

 

 

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka reaguar pas shpërthimit të granatës së dorës në një nga zyret e Postës së Kosovës në Zveçan, shkruan Gazeta KFVA.

Sveçla ka thënë se Kosova do të vazhdojë të veprojë me vendosmëri për të siguruara qytetarët pa dallim.

“Shteti do të vazhdojë të veprojë me vendosmëri për të siguruar që të gjithë qytetarët, pa dallim, të jetojnë në një mjedis të sigurt dhe të lirë”, ka shkruar Sveçla.

Në orët e para të mëngjesit një sulm u raportua në Postën e Kosovës në Zveçan, ku një granatë dore shpërtheu, ndërsa një tjetër u gjet më pas brenda objektit. Policia bëri të ditur se të dyshuarit për sulmin s’janë identifikuar ende.

Për sulmin foli edhe Kryeministri Albin Kurti.

Kurti tha se ky sulm me elemente terroriste është një orvatje për të cenuar sigurinë dhe për të penguar integrimin e qytetarëve në sistemin ligjor dhe institucional të Republikës së Kosovës.

Ai e ka quajtur shqetësues faktin që individë të njohur për lidhjet e tyre me grupe kriminale dhe terroriste, si Millan Radoiçiq, vazhdojnë të mbeten të lirë, e siç ka thënë ai po strehohen dhe po shfrytëzohen nga pushteti në Serbi.

  • Shkrime të ngjashme

    Ky është burri i cili vdiq në aksidentin që ndodhi sonte në rrugën Komoran–Carralevë

    Një aksident i rëndë ka ndodhur sonte rreth orës 19:30 në rrugën Komoran–Carralevë, ku si pasojë një person ka humbur jetën dhe katër të tjerë janë lënduar. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti, teksa shtoi se në…

    Ekstradohet nga Anglia në Kosovë i kërkuari për vrasje në tentativë

    Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë,  me datë 15.01.2026  ka bërë ekstradimin e shtetasit kosovar nga Anglia për në Kosovë. Sipas njoftimit të Policisë, i…