Shtirej si Behgjet Pacolli, mashtroi biznesmenin për 25 mijë euro ‘për iftar’ – Arrestohet në Shqipëri!

 

 

Policia e Shtetit në Shqipëri kanë arrestuar një shtetas shqiptar, i cili dyshohet se ia ka marrë hotelit ‘Radisson Collection Morina’ në Tiranë një shumë prej 25 mijë euro. Detaje nga rasti:

Siç raporton KFVA, i dyshuari ka kontaktuar me sipërmarrësin që është pronar i hotelit në fjalë, Julian Morinën, duke i kërkuar disa mijëra euro, me emrin e Behgjet Pacollit, me qëllimin kinse për të shtruar iftar.

I dyshuari është futur në ambientet e hotelit me një kapele në kokë, që siç duket shkonte t’i merrte të hollat.

Ai ka arritur që përmes kësaj skeme mashtrimi t’i marrë një herë 12 mijë euro, teksa herën e dytë edhe 13 mijë sosh të tjera.

Në bazë të një bisede që ka realizuar në ‘WhatsApp’ me biznesmenin në Tiranë, i dyshuari kërkon që një agjencie turistike t’i japet shuma prej 12 mijë eurosh.

  • Shkrime të ngjashme

    Ky është burri i cili vdiq në aksidentin që ndodhi sonte në rrugën Komoran–Carralevë

    Një aksident i rëndë ka ndodhur sonte rreth orës 19:30 në rrugën Komoran–Carralevë, ku si pasojë një person ka humbur jetën dhe katër të tjerë janë lënduar. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti, teksa shtoi se në…

    Ekstradohet nga Anglia në Kosovë i kërkuari për vrasje në tentativë

    Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë,  me datë 15.01.2026  ka bërë ekstradimin e shtetasit kosovar nga Anglia për në Kosovë. Sipas njoftimit të Policisë, i…