by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Selektori i Kombëtares së Kosovës, Agron Shabani, ka shpallur të hënën listën e hendbollisteve në të cilat llogarit për dy ndeshjet me Suedinë.
Ndeshjet me Suedinë i takojnë fazës së dytë kualifikuese për Kampionatin Botëror 2025. Ndeshja e parë është më 10 prill në Karlskrona të Suedisë, ndërsa e kthimit më 13 prill në Prishtinë. Suedia ishte kundërshtarja më e fortë e mundshme për raundin e dytë kualifikues për Botëror.
Kombëtarja jonë ka mungesa shumë të rëndësishme në këto ndeshje shumë të vështira. Për shkak të lëndimit mungon kapitenia Leonora Demaj, ndërsa Marigona e Arlinda Hajdari nuk grumbullohen për arsye personale.
E lënduar është edhe hendbollistja perspektive, Elisa Mirdita.
Në Kombëtare është kthyer Mirela Gjikokaj, që së fundi luajti me sukses në Ligën e Kampionëve për skuadrën lidere të Norvegjisë, Storhamar. Pas shumë vjetësh kthehet Merlinda Qorraj, ndërsa për herë të parë janë ftuar Lorena Matarova, Ornela Haxhiu e Orgesa Gola.
Kombëtarja mblidhet më 6 prill në Eslov të Suedisë.
Në raundin e parë kualifikues për Botëror, Kosova fitoi grupin ku ishin edhe Belgjika dhe Bosnjë-Hercegovina. Shënoi fitore bindëse ndaj këtyre dy Kombëtareve.

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka marrë një vendim anipse si qeveri në detyrë. Qeveria ka vendosur që t’i ndajë nga 100 euro për të gjithë studentët. Kjo u bë e ditur gjatë mbledhjes së sotme, përcjell KFVA. “Rritjen ekonomike e ndajmë me gjithë qytetarët. Në kuadër të kësaj, sot miratojmë vendimin për ndarjen nga
Shoqata e Kosovës për Kërkim-Shpëtim njofton se mbrëmjen e së hënës ka nisur një operacion intensiv për kërkimin e Halim Ramadan Sopaj, i cili është raportuar i zhdukur më datë 05.10.2025 në fshatin Janiqishtë, Komuna e Malishevës. Në njoftim thuhet se ekipet janë në terren dhe po vazhdojnë kërkimet për të. “Ekipet tona
Gjatë ditës së djeshme është raportuar për një rast të dhunës në një nga kopshtet private të qytetit të Lipjanit. Shaban Avdyli pretendon se mbesa e tij u sulmua nga ana e edukatorës Behare Gashi. ‘’Si dajë, jam i tronditur dhe shumë i lënduar për mbesën time.Sot në mëngjes në qerdhe , një
Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja i cili u qëllua me armë zjarri nga 30-vjeçari Elvis Shkambi brenda sallës së Gjyaktës së Apelit, tronditi opinionin publik. Mediat në Shqipëri kanë publikuar pamje momentin kur vetëdorëzohet i dyshuari për vrasjen e Kalajës, shkruan JOQ, përcjell KFVA .