Ramadani: Shpërthimet në Zveçan dhe ikja e Dodik në Rusi, indikacione për rritje të tensioneve

 

 

Zhvillime të shumta po ndodhin këto ditë në rajon. Ikja e udhëheqësit të serbëve të Bosnjës, Milorad Dodik në Rusi, e zhvillimet e mbrëmshme në Zveçan në veri të Kosovës, po shihen si indikacione për tensionim të situatës së sigurisë.

Kështu të paktën është shprehur ish-inspektori i përgjithshëm i Agjencisë Kosovare për Inteligjencë (AKI), Burim Ramadani.

“Dodik në Rusi e shpërthimet në Zveçan indikacione për tensionime të sigurisë. Janë javë që mund të kthejnë rreziqet e sigurisë në shkallë më të gjerë dhe me pasoja serioze”, ka thënë Ramadani.

Pas shpërthimit në objektin e postës në Zveçan, banorët janë evakuuar për një kohë

Lexo po ashtuPas shpërthimit në objektin e postës në Zveçan, banorët janë evakuuar për një kohë

Ai ka shtuar se Kosova nuk guxon të mbetet në vakuum institucional.

“Shteti i Kosovës nuk guxon të mbetet në vakuum institucional, derisa pakënaqësia qytetare për rritjen e çmimit të rrymës është duke u rritur”, ka shkruar Ramadani.

Mbrëmë në Zveçan ka ndodhur një shpërthim në zyret e reja të postës, ku janë hedhur dy granata dore. Policia ka njoftuar se pas shpërthimit janë evakuuar banorët e asaj pjese.

“Njësitet policore relevante pasi kane dalë në vend të ngjarjes dhe kanë vërejtur se brenda objektit gjendet edhe një granatë e pa shpërthyer, ku në lidhje me këtë njësitë policore paraprakisht kanë bërë sigurimin e vendit të ngjarjes, ndërsa banorët janë evakuuar për një kohë, deri sa nga njësia e specializuar për trajtimin e mjeteve eksplozive kanë bërë shpërthimin e granatës në mënyrë të kontrolluar”, njoftoi policia. /Telegrafi/

  • Shkrime të ngjashme

    Aksident fatal në rrugën Komoran-Carralevë, një i vdekur e katër të lënduar

    Një aksident trafiku me pasoja fatale ka ndodhur sot rreth orës 19:30 në rrugën Komoran–Carralevë. Një person ka vdekur e katër të tjerë janë lënduar. Lajmin e ka konfirmuar Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës.…

    E zhdukur prej tetorit në Itali, gjendet trupi i pajetë i 35-vjeçares shqiptare: Ishte 40 kilometra larg shtëpisë

    Ishte zhdukur më 22 tetor, pasi ishte parë për herë të fundit në qendër të qytetit. Sot, të enjten më 15 janar, erdhi lajmi tragjik. Trupi i pajetë i Floresha Prengut, 35 vjeçe, banore në Trento, u gjet rreth 40…