Piloti u detyrua “të bënte një kthim prapa” pasi një grua u përpoq të hapte derën, ndërsa aeroplani ishte mbi Oqeanin Indian

 

 

Një fluturim që transportonte më shumë se 200 pasagjerë nga Bali, Indonezi në Melburn, Australi u detyrua të kthehej pasi një pasagjere u përpoq të hapte me forcë derën e aeroplanit. Dhe një veprim të tillë ajo thuhet se deshi ta bënte ndërsa aeroplani fluturonte mbi Oqeanin Indian, tha në një deklaratë të martën kompania ajrore Jetstar, përcjell KFVA.

“Ne patëm një kthim në Denpasar (aeroporti i Balit) mbrëmë pasi një pasagjere u përpoq të hapte një nga dyert e aeroplanit dhe kishte abuzuar me ekuipazhin tonë”, ka thënë linja ajrore për incidentin të hënën mbrëma, 31 mars.

Pasagjerja u nxor nga aeroplani nga autoritetet lokale në Bali.

 

Sipas një videoje që qarkullon në mediat sociale, një grua në pjesën e pasme të aeroplanit arriti të ngrinte dorezën e derës përpara se një sinjal paralajmërues të lajmëronte ekuipazhin.

Ndërkohë të dhënat nga faqja e gjurmimit të fluturimeve Flightradar24 treguan se aeroplani u kthye mbi Oqeanin Indian rreth një orë pas fluturimit.

Jetstar nuk tha saktësisht se sa pasagjerë dhe ekuipazh ishin në aeroplanin që udhëtonte nga Bali në Melburn.

“Siguria dhe mirëqenia e klientëve dhe ekuipazhit tonë është prioriteti ynë kryesor dhe ne i falënderojmë ata për mënyrën se si iu përgjigjën situatës”, tha linja ajrore në deklaratën e saj.

“Kjo lloj sjelljeje e papranueshme nuk do të tolerohet kurrë në fluturimet tona”.

Incidente të pasagjerëve të padisiplinuar janë raportuar edhe në të kaluarën, duke përfshirë pasagjerët që kanë goditur dhe kafshuar stjuardesat, duke detyruar aeroplanët të devijojnë nga destinacioni i synuar.

Por autoritetet e aviacionit po shtrëngojnë dhe zbatojnë veprime më të rrepta.

  • Shkrime të ngjashme

    Ky është burri i cili vdiq në aksidentin që ndodhi sonte në rrugën Komoran–Carralevë

    Një aksident i rëndë ka ndodhur sonte rreth orës 19:30 në rrugën Komoran–Carralevë, ku si pasojë një person ka humbur jetën dhe katër të tjerë janë lënduar. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti, teksa shtoi se në…

    Ekstradohet nga Anglia në Kosovë i kërkuari për vrasje në tentativë

    Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë,  me datë 15.01.2026  ka bërë ekstradimin e shtetasit kosovar nga Anglia për në Kosovë. Sipas njoftimit të Policisë, i…