“Karriera në fije të perit”, Mike Waltz humbet mbështetjen në Shtëpinë e Bardhë

 

 

Karriera e Mike Waltz, ndodhet në fije të perit. Burime për Wall Street Journal bëjnë me dije se Presidenti Trump ka vendosur për momentin të mos shkarkojë këshilltarin e tij të sigurisë kombëtare pas skandalit mbi planin për sulmet mbi objektivat e Huthit në Jemen.

Por dëmtimi i reputacionit të Mike Waltz e ka vënë atë në terren të lëkundur në Shtëpinë e Bardhë, thanë zyrtarë të lartë amerikanë, citon WSJ.

Pavarësisht mesazheve të përsëritura të mbështetjes nga Trump, Waltz ka humbur ndikimin tek presidenti dhe mbështetjen e ndihmësve të lartë brenda Shtëpisë së Bardhë, thanë zyrtarët, ashtu si administrata lufton për të ndërmjetësuar marrëveshjet e paqes dhe përballet me kërcënimin e një lufte të mëtejshme në Lindjen e Mesme.

Sipas zyrtarëve amerikan, mëkati më i madh i Waltz-it nuk ishte fillimi i një bisede në Signal për të koordinuar sulmet ndaj Houthi-ve në Jemen, apo edhe postimi i inteligjencës së ofruar nga Izraeli në një rrjet të paklasifikuar, por faktin se si një gazetar kishte penetruar në një grup bisedash të zyrtarëve të nivelit të lartë.

Të mërkurën, Trump foli me nënpresidentin JD Vance, shefen e shtabit të Shtëpisë së Bardhë, Susie Wiles dhe shefin e personelit Sergio Gor, nëse Waltz duhet të shkarkohet.

Por ish-zyrtari i administratës së Xhorxh W. Bush dhe ligjvënësi amerikan nga Florida është ende duke ecur në një fushë të minuar. Dy zyrtarë amerikanë thanë gjithashtu se Waltz ka krijuar dhe ka mbajtur shumë biseda të tjera të ndjeshme të sigurisë kombëtare në Signal me anëtarët e kabinetit, duke përfshirë tema të veçanta se si të ndërmjetësohet paqja midis Rusisë dhe Ukrainës, si dhe operacionet ushtarake. Ata refuzuan të adresonin nëse ndonjë informacion i klasifikuar ishte postuar në ato biseda

  • Shkrime të ngjashme

    Ky është burri i cili vdiq në aksidentin që ndodhi sonte në rrugën Komoran–Carralevë

    Një aksident i rëndë ka ndodhur sonte rreth orës 19:30 në rrugën Komoran–Carralevë, ku si pasojë një person ka humbur jetën dhe katër të tjerë janë lënduar. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti, teksa shtoi se në…

    Ekstradohet nga Anglia në Kosovë i kërkuari për vrasje në tentativë

    Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë,  me datë 15.01.2026  ka bërë ekstradimin e shtetasit kosovar nga Anglia për në Kosovë. Sipas njoftimit të Policisë, i…