E rrëmbyen dhe u nisën në drejtim të Prishtinës me viktimën, ngritët aktakuzë ndaj të dyshuarve në Pejë

 

 

Prokuroria Themelore në Pejë, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurve, A.K dhe B.S për veprën penale “Rrëmbimi”.

Sipas aktakuzës, dy të pandehurit në bashkëkryerje me datë 17 dhjetor të vitit 2024, rreth orës 10:00, në rrugën “Zahir Pajziti në Pejë,  nën kanosje për vrasje ose dëmtim të rëndë të shëndetin, marrin vikamën, D.K, me qellim që mos ta lirojnë derisa t’i nxjerrin paratë, gjegjësisht derisa të ju kthej borxhin.

“Vëllai i viktimës K.K, që ua kishte të pandehurve shumën prej 1.500 (njëmijepesëqind) euro të pandehurit A.K dhe 2000 (dymijë) euro të pandehurit B.S, derisa ditën kritike e urdhërojnë viktimën të futet në veturën e tyre dhe nisen në drejtim të Prishtinës, duke ju drejtuar me fjalët  “tash deri në ora gjashtë babai yt i paguan paret, ose të qojmë në Shalë të Bajgores dhe e dimë se çfarë bëjmë me ty”, mirëpo, viktima D.K arrin që ta njoftoj shokun e tij, të cilit i tregon se është i rrëmbyer dhe pas bashkëpunimit mes policisë së Pejës dhe atyre të Podujevës, të pandehurit arrihen që të lokalizohen në fshatin Lupç të Komunës së Podujevës dhe të arrestohen”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Me këto veprime ekziston dyshimi i bazuar mirë se të pandehurit  kanë përmbushur elementet e veprës penale të përshkruar si me lartë.

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes se aktakuzës, i ka propozuar gjykatës që të pandehurit të shpallën fajtore dhe të dënohen sipas ligjit për veprën penale e  cila ju vihet në barrë.

  • Shkrime të ngjashme

    Ky është burri i cili vdiq në aksidentin që ndodhi sonte në rrugën Komoran–Carralevë

    Një aksident i rëndë ka ndodhur sonte rreth orës 19:30 në rrugën Komoran–Carralevë, ku si pasojë një person ka humbur jetën dhe katër të tjerë janë lënduar. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti, teksa shtoi se në…

    Ekstradohet nga Anglia në Kosovë i kërkuari për vrasje në tentativë

    Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë,  me datë 15.01.2026  ka bërë ekstradimin e shtetasit kosovar nga Anglia për në Kosovë. Sipas njoftimit të Policisë, i…