Dëshmitari i fundit i Prokurorisë në Hagë nuk dëshmon, Gjykata pranon provat e komandantit Ismet Tara

 

 

Dëshmitari i fundit i Prokurorisë së Specializuar në Hagë, nuk ka dëshmuar në rastin e krerëve të UÇK-së. Kështu raporton gazetari i Nacionales, Besian Beha, nga objekti i Dhomave të Specializuara të Hagës.

Zyrtarisht nuk dihet, megjithatë arsye për këtë është fakti se atij nuk i dha leje shteti ku jeton.

Nuk dihet arsyeja për këtë veprim megjithatë seancat e kësaj jave janë anuluar.

Ky dëshmitar, i fundit i Prokurorisë, do të ishte dëshmitari i 126 në rastin e krerëve të UÇK-së në Hagë.

Në seancën e sotme, Trupi Gjykues ka refuzuar kërkesën e mbrojtjes së Kadri Veselit për të refuzuar disa deklarata të dëshmitarit Ismet Tara.

Ato u pranuan, duke u vlerësuar si të bazuara.

Megjithatë, pas dështimit të tij për të dëshmuar, në total numri i dëshmitarëve të Prokurorisë që dëshmuan në sallën e Gjykimit, është 125.

Kohëve të fundit Prokuroria ka pasur disa raste të ngjashme.

Seancat e tjera për këtë javë janë anuluar, dhe e radhës pritet të jetë pas datës 15 prill.

Shkrime të ngjashme

Ky është burri i cili vdiq në aksidentin që ndodhi sonte në rrugën Komoran–Carralevë

Një aksident i rëndë ka ndodhur sonte rreth orës 19:30 në rrugën Komoran–Carralevë, ku si pasojë një person ka humbur jetën dhe katër të tjerë janë lënduar. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti, teksa shtoi se në…

Ekstradohet nga Anglia në Kosovë i kërkuari për vrasje në tentativë

Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë,  me datë 15.01.2026  ka bërë ekstradimin e shtetasit kosovar nga Anglia për në Kosovë. Sipas njoftimit të Policisë, i…