by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Sigurimi personal i kryeministrit të Maqedonisë, Hristijan Mickoski, Angel Saramakov, mëngjesin e sotëm është dërguar në burgun e Shkupit në Shuto Orizare dhe kundër tij policia do të bëjë kallëzim penal për veprën penale zbulim të sekretit zyrtar, konfirmojnë për Alsat-in nga burgu.
Sipas informacioneve nga policia, Saramakov dyshohet se në këmbim të parave ka ndarë sekretet zyrtare që posedonte me anëtarët e klanit mafioz Grërçec. Saramakov është denoncuar disa herë në kontrollin e brendshëm dhe ai personalisht është ankuar se është degraduar dhe është paraqitur në Komisionin shtetëror për parandalimin e diskriminimit.
Deri në prill të vitit 2024 ka punuar në SPB të Velesit si inspektor i lartë për vepra pronësore, ndërsa nga prilli si inspektor për kontrolle në mjekësinë ligjore.
Njoftimi i plotë:
Kallëzim penal për një nëpunës policor për zbulim të sekretit zyrtar
Më datë 30.03.2025, pas informacioneve të marra paraprakisht për vepër të kryer penale “zbulimi i sekretit zyrtar” nga neni 360 i Kodit Penal, nga nëpunësit policorë të Departamentit për Kontroll të Brendshëm, Hetime Kriminalistike dhe Standarde Profesionale, në koordinim me PTHP NKOK, është kryer një aksion i koordinuar policor dhe janë kryer veprime hetimore për bastisje të banesave, automjeteve dhe personave në zonën e SPB Veles.
Gjatë zbatimit të aksionit policor dhe masave dhe aktiviteteve të ndërmarra, në parkingun përballë një hoteli në Veles, A.S., në automjetin e tipit BMW janë gjetur A.S., nëpunës policor në Departamentin për mbrojtje të personave dhe objekteve të caktuara dhe B.K., ndërsa gjatë kontrollit në automjet, personave iu gjet një çantë shpine me materiale zyrtare të MPB-së dhe personave u janë sekuestruar celularët, më pas janë privuar nga liria.
Në kuadër të operacionit janë kryer kontrolle shtesë në disa lokacione, gjatë të cilave janë gjetur dhe sekuestruar pajisje elektronike, dokumente zyrtare dhe sende të tjera të rëndësishme për hetimin.
Gjithashtu, nga masat dhe aktivitetet e ndërmarra gjatë procesit të kontrollit, DKBHKSP ka konstatuar se nëpunësi policor ka vepruar në kundërshtim me aktet ligjore dhe nënligjore të MPB-së, ku në mënyrë të paautorizuar ka poseduar materiale zyrtare, zbulimin e tyre personave të tretë jashtë ministrisë, me të cilat veprime ka kryer veprën penale nga neni 360 i Kodit Penal.
Nga DKBHKSP deri në Prokurorinë Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit më date 31.05.2025 do të parashtrohet kallëzim penal kundër A.S., për veprën penale ,,Zbulimi i sekretit zyrtar’’ nga neni 360 i Kodit Penal.
Pas paralajmërimit të liderit suprem Iranian, Ayatollah Ali Khamenei, se çdo sulm amerikan ndaj Iranit do të sjellë “dëme të pariparueshme” për SHBA-në, duke shtuar se vendi i tij nuk do t’i bindet thirrjes së Trump-it për një dorëzim të pakushtëzuar, ka ardhur edhe përgjigjja e presidentit amerikan. I pyetur nga gazetarët, Donald Trump,
Porti i Hamburgut është mbyllur pasi janë zbuluar municione shpërthyese pranë urës Kohlbrand, e cila për momentin është e pakalueshme për veturat. Siç njofton Bild, transmeton Klankosova.tv, shërbimi i çaktivizimit të bombave në Hamburg filloi me punën rreth orës 3 pasdite, para se të iu duhej të evakuoheshin nga zona e rrezikut. Ekspertët
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës iu ka bërë thirrje qytetarëve që të mbrohen nga kafshimet e gjarpërinjve, duke listuar një varg rekomandimesh se si të veprohet në rast të kafshimit. IKSHPK-ja ka shkruar në Facebook të mërkurën se duhet të visheni me rroba të gjata dhe me çizme kur ecni në natyrë dhe të
Dekadat e fundit, Irani ka ndërtuar një rrjet aleatësh në rajon. Në konfliktin aktual me Izraelin, disa prej tyre deri tani kanë mbetur mënjanë. Pse ndodh kjo? Vitet e fundit, Irani është dalluar mbi të gjitha për një gjë: rrallë ka qenë vetëm në konflikte. Me para të bollshme, furnizime me armë dhe