Alarm për salmonelë! Mishi i pulës nga Brazili nën hetim në Shqipëri dhe Kosovë!

 

 

Pas raportimeve se në Shqipëri është ndaluar importi i mishit të pulës nga Brazili, për shkak të dyshimit të prezencës së “Salmonella Typhimurium”, edhe Kosova ka ngritur masat e kontrollit në dy nivele.

Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësi i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV), Lamir Thaçi.

Sipas tij, AUV-i ka lëshuar urdhëresë për kontrollin kufitarë,  që të gjitha ngarkesat e mishit të pulës (fileto-breast) me origjinë nga Brazili të dërgohen për testim mikrobiologjik.

“Menjëherë pas publikimit të lajmit në Shqipëri, mbi dyshimet e ngritura për prezencë të  ‘Salmonella Typhimurium në fileto pule të importuar nga Brazili’. Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka lëshuar urdhëresë për kontrollin kufitarë,  që të gjitha ngarkesat e mishit të pulës (fileto-breast) me origjinë nga Brazili të dërgohen për testim mikrobiologjik, duke përfshirë tipizimin për llojet Salmonella Typhimurium dhe Salmonella Enteritidis. Ngarkesat e mostruara sipas procedurës qëndrojnë të bllokuar deri në nxjerrje të rezultateve të analizave. Po ashtu në kontrollin e brendshëm bazuar në vlerësim të analizës se rrezikut, janë inspektuar disa pika shitëse, ku përveç kontrollit është bërë edhe marrja e mostrave”, ka thënë Thaçi.

Tutje ai theksoi se është kontaktuar Autoriteti Kombëtar i Ushqimit në Shqipëri, nga të cilët kanë marrë konfirmim se nuk ka pasur ri-eksporte të produkteve të dyshuara nga Shqipëria për në Kosovë.

“Nga të gjitha linjat e komunikimit me konsumator apo institucionet shëndetësore deri me tani nuk kemi pranuar ndonjë njoftim lidhur me dyshime se ndonjë qytetar ka pasur indikacione shëndetësore të lidhura me konsum të mishit të pulës. Për të siguruar konsumatorët tonë ne kemi ngritur masat e kontrollit në dy nivelet. Po merren mostrat për testim, në momentin qe lëshohen rezultatet nga laboratori, ato do të komunikohen për publikun”, tha ai.

Po ashtu siç deklaroi Thaçi, deri më tani nuk ka asnjë argument apo rezultat laboratorik që dëshmon për prezencë të “Salmonella Typhimurium” në fileto pule të importuar origjina Brazil “gjithçka është vetëm në nivelin e dyshimeve”.

Zëdhënësi Thaçi theksoi se AUV është duke ndërmarrë veprimet për të hequr dyshimet e ngritura.

  • Shkrime të ngjashme

    Bibiliotekisti merrte pagë pa shkuar në punë, arrestohet edhe Drejtori i shkollës – dyshohet se dëmtuan buxhetin mbi 19 mijë euro

    Policia e Kosovës ka arrestuar Drejtorin e një shkollë në Gjilan, si dhe një zyrtar në po të njëjtën shkollë. Ata dyshohen për keqpërdorim të pozitave dhe se kanë dëmtuar buxhetin e shtetit në vlerë mbi 19 mijë euro, shkruan…

    Fillon zbatimi i Ligjit për komunikacionin dhe i Ligjit për të huajt në Kosovë, çka parashihet në fazën e parë

    Nga mesanata, kanë filluar së zbatuari Ligji për të Huajt dhe Ligji për Automjetet. Zëvendëskryeministri në detyrë, Besnik Bislimi, ka sqaruar se në fazën e parë të zbatimit, vizitorët që hyjnë në vendkalimet kufitare do të pajisen me material informues…