Urime: Adaptohet qeni i 1000-të në Prishtinë

 

 

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se të martën, me një ceremoni do të bëhet adoptimi i qenit të 1000-të në Qendrën për Trajtimin e Qenve Endacak të Kryeqytetit, shkruan KFVA.

Ky aktivitete do të bëhet në kuadër të angazhimit të vazhdueshëm të Kryeqytetit për zgjidhjen e problemit me qentë endacakë dhe përmirësimin e kushteve të tyre të jetesës. Kryetari i Kryeqytetit, Përparim Rama, së bashku me Drejtorin e Shërbimeve Publike, Bekim Brestovci, dhe ekipin e tij, do të vizitojnë Qendrën për Trajtimin e Qenve Endacak.

Gjatë vizitës, ata do të njihen me përpjekjet dhe përkushtimin e stafit të qendrës, procesin e kujdesit ndaj kafshëve si dhe mundësitë për përmirësimin e mëtejshëm të këtij shërbimi.

Gjithashtu, Kryeqyteti do të vazhdojë me fushatat e ndërgjegjësimit dhe projektet e reja që synojnë përmirësimin e kushteve për qentë endacakë, duke përfshirë sterilizimin, vaksinimin dhe kujdesin e vazhdueshëm veterinar.

“Adoptimi i qenit të 1000-të nuk është vetëm një statistikë, por një tregues i qartë i progresit në krijimin e një mjedisi më të sigurt dhe më të përgjegjshëm për kafshët në Kryeqytet. Ky hap i rëndësishëm tregon se me përkushtim dhe bashkëpunim, mund të krijohen ndryshime pozitive dhe të arrihet një trajtim më i dinjitetshëm për të gjitha kafshët endacake”.

  • Shkrime të ngjashme

    Ky është burri i cili vdiq në aksidentin që ndodhi sonte në rrugën Komoran–Carralevë

    Një aksident i rëndë ka ndodhur sonte rreth orës 19:30 në rrugën Komoran–Carralevë, ku si pasojë një person ka humbur jetën dhe katër të tjerë janë lënduar. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti, teksa shtoi se në…

    Ekstradohet nga Anglia në Kosovë i kërkuari për vrasje në tentativë

    Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë,  me datë 15.01.2026  ka bërë ekstradimin e shtetasit kosovar nga Anglia për në Kosovë. Sipas njoftimit të Policisë, i…