Trump ‘i nervozuar’ pas komenteve të Putin për Zelenskyn: Do t’i vendosim Rusisë sanksione

 

 

Presidenti amerikan Donald Trump është shprehur i nervozuar dhe i frustruar pas kërkesave të presidentit rus në raport me ndërrimin e qeverisë në Kiev, përcjell Gazeta Metro.

Trump kërcënoi se do të vendoste tarifa prej 50 për qind për vendet që blejnë naftën e Rusisë nëse nuk ndalet lufta në Ukrainë.

Ai i tha NBC News të dielën se Putini e di se është i zemëruar, por sërisht kanë “një marrëdhënie shumë të mirë”.

Putin përsëriti pretendimin e tij se Zelensky, mandati i të cilit skadoi vitin e kaluar, i mungon legjitimiteti për të nënshkruar një marrëveshje paqeje.

“Nëse nuk arrihet një marrëveshje dhe nëse mendoj se është faji i Rusisë, do të vendos sanksione dytësore ndaj Rusisë”, i tha Trump gazetares Kristen Welker, duke shtuar se do të kishte “një tarifë prej 25 deri në 50 pikë për të gjithë naftën”.

“Kushdo që blen naftë nga Rusia nuk do të jetë në gjendje të shesë produktin e vet, asnjë produkt, jo vetëm naftë, në Shtetet e Bashkuara”, tha presidenti Trump, duke njoftuar kështu Rusinë me pasojat që mund t’i ketë nëse nuk arrin një marrëveshje të paqes./

Shkrime të ngjashme

Ky është burri i cili vdiq në aksidentin që ndodhi sonte në rrugën Komoran–Carralevë

Një aksident i rëndë ka ndodhur sonte rreth orës 19:30 në rrugën Komoran–Carralevë, ku si pasojë një person ka humbur jetën dhe katër të tjerë janë lënduar. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti, teksa shtoi se në…

Ekstradohet nga Anglia në Kosovë i kërkuari për vrasje në tentativë

Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë,  me datë 15.01.2026  ka bërë ekstradimin e shtetasit kosovar nga Anglia për në Kosovë. Sipas njoftimit të Policisë, i…