Tre deputetë të Nismas i bashkohen Vetëvendosjes? – Flasin nga partia e Limajt

 

 

Anëtari i Kryesisë së Nismës Socialdemokrate, Vesel Krasniqi, ka hedhur poshtë raportimet në media që sugjeronin se tre deputetët e Nismës do të votojnë pro formimit të Qeverisë Kurti, por pa u përfshirë në koalicionin qeverisës, shkruan KFVA.

Krasniqi e ka quajtur këtë informacion spekulime dhe ka sqaruar se për momentin “s’ka asnjë lëvizje” nga ana e partisë.

Ai shtoi se Nisma mbetet e përkushtuar në deklaratat e mëhershme të kryetarit të partisë, Fatmir Limaj, i cili pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, në paraqitjen e tij të parë dhe të vetme publike, refuzoi të vendosë “vija të kuqe” për Lëvizjen Vetëvendosje, duke shprehur gatishmërinë për diskutime për çështje me rëndësi nacionale.

Përkundër këtij qëndrimi, Nisma Socialdemokrate ka zhvilluar takime me liderët e partive opozitare (PDK, LDK dhe AAK) për mundësinë e formimit të një qeverie nga këto parti.

“Ne jemi në deklarimet e zotëri Limajt, nuk kemi asnjë lëvizje për momentin. Këto [raportimet] janë spekulime,” tha Krasniqi për KP, përcjell Insajderi.

Nisma Socialdemokrate do të ketë tre deputetë në Kuvendin e Kosovës dhe në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit ka garuar në koalicion parazgjedhor me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës.

  • Shkrime të ngjashme

    Ky është burri i cili vdiq në aksidentin që ndodhi sonte në rrugën Komoran–Carralevë

    Një aksident i rëndë ka ndodhur sonte rreth orës 19:30 në rrugën Komoran–Carralevë, ku si pasojë një person ka humbur jetën dhe katër të tjerë janë lënduar. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti, teksa shtoi se në…

    Ekstradohet nga Anglia në Kosovë i kërkuari për vrasje në tentativë

    Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë,  me datë 15.01.2026  ka bërë ekstradimin e shtetasit kosovar nga Anglia për në Kosovë. Sipas njoftimit të Policisë, i…