Kosovë Lajme

Policia për vdekjen e mbrëmshme afër Ferronikelit: Ishte roje sigurimi

 

 

Policia ka njoftuar se personi që vdiq dje afër Ferronikelit në Drenas ka qenë roje sigurimi.

“HETIM I VDEKJES- Gllogoc / 30.03.2025 – 07:21.  Viktima mashkull kosovar (roje sigurimi) derisa ishte në detyrë në një fabrikë, dyshohet se është rrëzuar në vendin e punës dhe ka mbetur pa shenja jete.”

“Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport.