Disa vende evropiane të shqetësuara për qytetarët e tyre që udhëtojnë në SHBA

 

 

Disa vende evropiane kanë përditësuar këshillat e tyre të udhëtimit për në Shtetet e Bashkuara, pas shtrëngimit të politikave të imigracionit dhe kufizimeve sociale nga administrata Trump. Ata paralajmërojnë se turistëve mund t’u refuzohet hyrja në vend, edhe pse kanë një vizë ose autorizim udhëtimi të vlefshëm

Danimarka këshillon qytetarët e saj transgjinorë dhe jobinarë që të kontaktojnë ambasadën amerikane përpara udhëtimit, ndërsa Franca, Norvegjia dhe Finlanda lëshojnë rekomandime për grupet në rrezik, përfshirë komunitetin LGBTQIA+. Gjermania, nga ana e saj, kujton se leja e udhëtimit nuk garanton automatikisht hyrjen në SHBA

Raste të refuzimit të hyrjes janë raportuar në disa aeroporte amerikane. Një studiues francez u detyrua të kthehej në Paris, pasi mesazhet në telefonin e tij u interpretuan si “armiqësore ndaj Donald Trump”. Autoritetet amerikane mohojnë këtë version. Turistë nga Kanadaja, Britania dhe Gjermania gjithashtu janë ndaluar dhe më pas dëbuar.

Sipas një raporti të Tourism Economics, numri i udhëtarëve në SHBA pritet të bjerë me më shumë se 5% këtë vit. Në Zvicër, agjencitë turistike raportojnë një interes të ulët për SHBA-në, me disa klientë që zgjedhin Kanada-n si alternativë, shkruan RTS.

Pavarësisht këtyre zhvillimeve, Federata Zvicerane e Udhëtimeve thekson se jo të gjitha anulimet lidhen me qëndrime negative ndaj SHBA-së, transmeton albinfo

  • Shkrime të ngjashme

    Ky është burri i cili vdiq në aksidentin që ndodhi sonte në rrugën Komoran–Carralevë

    Një aksident i rëndë ka ndodhur sonte rreth orës 19:30 në rrugën Komoran–Carralevë, ku si pasojë një person ka humbur jetën dhe katër të tjerë janë lënduar. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti, teksa shtoi se në…

    Ekstradohet nga Anglia në Kosovë i kërkuari për vrasje në tentativë

    Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë,  me datë 15.01.2026  ka bërë ekstradimin e shtetasit kosovar nga Anglia për në Kosovë. Sipas njoftimit të Policisë, i…