Çfarë kapadaie: Ish-kryetari i Gjykatës së Apelit me armë në brez shkon në studio, kërcënon hulumtuesin e IKD-së

 

 

Avokati Hasan Shala, i cili ka mbajtur pozicione të rëndësishme në sistemin e drejtësisë në Kosovë si anëtar i PZAP-së, e hiç më pak se edhe Kryetar i Gjykatës së Apelit në të kaluarën, duket se ka bërë akt super-vandal. Avokati Shala shkon në emisionin “Context” të Leart Hoxhës me revole në brez, e pas emisionit e kërcënon hulumtuesin e Institutit për Drejtësi në Kosovë, Flamur Kabashin. Për çka tashmë është përpiluar aktakuza ndaj tij.

Qe, qysh

Në aktakuzën që Gazeta Nacionale e ka siguruar prej burimeve të veta në prokurori, thuhet se avokati Hasan Shala, pati debat të ashpër gjatë emisionit me hulumtuesin Flamur Kabasi, mbi temës se ‘kush po i ndihmon kriminelët të ikin nga burgu’.

Shkurt, pas emisionit moderatori Leart Hoxha i fton për kafe në studion e tij të ftuarit, avokatin Shala, Kabashin e IKD-së e Xhevdet Pozharin që ishte panelist.

Avokati i paisur me revole, pasi s’u pajtua në debat me Kabashin i drejtohet këtij të fundit me fjalët ““Ti je kastravec, të gjuj prej tretit kat, hajde qetu ta kallzoj qefin, hajde qetu te kallëzoj, kur del jasht te kallzoj, hajde qitu jasht se ka me ta q.. p.. nanës”.

Tutje, atë natë me datë 21.05.2024, gjatë akomodimit të mysafirëve tek i ftuari Hasan Shala, punonësja e televizionit ka vërejtur se i njëjti ka një armë në brez dhe i ka kërkuar që ta largoj gjatë emisionit pasi që sipas rregullave të televizionit nuk lejohet mbajtja e armëve gjatë transmetimit të emisionit.

Por çka ndodh më pas?

Avokati kapadai i është arsyetuar “Ku ta lë armën”, nën arsyetimin se ka leje për armë.

Por, pas përfundimit të emisionit Hasan Shala ka përdorur gjuhë kërcënuesi ndaj Flamur Kabashit.

Madje edhe me fjalët “të gjuaj nga dritarja” – sipas aktakuzës.

Në njërën nga provat që posedon prokuroria, drejtuesi i emisionit, pra Leart Hoxha i propozon të pandehurit, pra avokatit Shala, që të konsumoj viski por i pandehuri dëgjohet duke thënë “Me ba me pi edhe qata e gjuj prej katit të katërt”.

Madje në provat që posedon prokuroria, dëgjohet se avokati me revole në brëz i ka thënë Kabashit “Ki kujdes me mu kur tum sheh”.

IKD ka kërkuar nga avokati Shala që të kërkoj falje për këtë gjë dhe të tërhiqet nga kërcënimi i tij, por të njejtën gjë nuk e ka bërë avokati.

Për këtë çështje tashmë ka edhe aktakuzë nga Prokuroria. Gazeta Nacionale do ta përcjell hap pas hapi këtë rast, porsa shqyrtimi gjyqësor të filloj.

  • Shkrime të ngjashme

    Ky është burri i cili vdiq në aksidentin që ndodhi sonte në rrugën Komoran–Carralevë

    Një aksident i rëndë ka ndodhur sonte rreth orës 19:30 në rrugën Komoran–Carralevë, ku si pasojë një person ka humbur jetën dhe katër të tjerë janë lënduar. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti, teksa shtoi se në…

    Ekstradohet nga Anglia në Kosovë i kërkuari për vrasje në tentativë

    Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë,  me datë 15.01.2026  ka bërë ekstradimin e shtetasit kosovar nga Anglia për në Kosovë. Sipas njoftimit të Policisë, i…