Zariqi nipi i Fehmi Lladrovcit reagon pas cilësimit si çlirimtar: “Grada e çlirimtarit peshon më rëndë se të gjitha veprat e mia për Kosovën”

 

Pas një postimi ku ai u quajt luftëtar i UÇK-së, Lumbardh Zariqi nipi i Fehmi Lladrovcit ka reaguar me modesti dhe respekt të madh për ata që luftuan në vijën e parë të frontit. Ai shprehet se, megjithëse nuk ishte ushtar aktiv, me trup, mendje dhe zemër ka qenë gjithmonë pranë Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës deri në ditën e fundit të çlirimit.

“Faleminderit për epitetin çlirimtar, por nuk kam pasur fatin e madh të jem pjesëtar aktiv i UÇK-së. Grada e çlirimtarit peshon më rëndë se të gjitha veprat e mia për Kosovën,” shkruan Zariqi, duke nënvizuar se nuk dëshiron të marrë merita që u takojnë atyre që luftuan me armë për lirinë e vendit.

Me këtë reagim, ai ka shprehur mirënjohje dhe respekt të pakushtëzuar për të gjithë ushtarët e UÇK-së, duke riafirmuar përkushtimin e tij ndaj kauzës kombëtare dhe vlerave të lirisë.

🇦🇱 Respekt për çdo ushtar të UÇK-së! 🇦🇱, shkruan gazeta dhe agjencia e lajmeve KFVA.

 

  • Shkrime të ngjashme

    Ky është burri i cili vdiq në aksidentin që ndodhi sonte në rrugën Komoran–Carralevë

    Një aksident i rëndë ka ndodhur sonte rreth orës 19:30 në rrugën Komoran–Carralevë, ku si pasojë një person ka humbur jetën dhe katër të tjerë janë lënduar. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti, teksa shtoi se në…

    Ekstradohet nga Anglia në Kosovë i kërkuari për vrasje në tentativë

    Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë,  me datë 15.01.2026  ka bërë ekstradimin e shtetasit kosovar nga Anglia për në Kosovë. Sipas njoftimit të Policisë, i…