Vrasjet në Kosovë, Tërnava me mesazh: Apelojmë për respektimin e jetës së çdo individi

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim Tërnava, në manifestimin qendror për festën e Fitër Bajramit në Xhaminë e Madhe në Prishtinë, ka folur për vrasjet e fundit që kanë ndodhur në vend.

Para qytetarëve, ai është shprehur se secili duhet të respektojë jetën e tjetrit.

“Humbën jetën katër qytetarë të vendit tonë që është shqetësim dhe brengosje për të gjithë ne. Në islam vrasja është akt i ndaluar, i shëmtuar dhe një nga gjynahet më të mëdha. Kush vret një njeri pa të drejtë është sikurse të kishte vrarë gjithë njerëzimin”.

“Apelojmë për respektimin e jetës së çdo individi. Të gjithë duhet të jemi unikë për të treguar paqe dhe solidarizim”, tha myftiu Tërnava, raporton Ekonomia online.

  • Shkrime të ngjashme

    Ky është burri i cili vdiq në aksidentin që ndodhi sonte në rrugën Komoran–Carralevë

    Një aksident i rëndë ka ndodhur sonte rreth orës 19:30 në rrugën Komoran–Carralevë, ku si pasojë një person ka humbur jetën dhe katër të tjerë janë lënduar. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti, teksa shtoi se në…

    Ekstradohet nga Anglia në Kosovë i kërkuari për vrasje në tentativë

    Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë,  me datë 15.01.2026  ka bërë ekstradimin e shtetasit kosovar nga Anglia për në Kosovë. Sipas njoftimit të Policisë, i…