Hamza uron besimtarët për Fitër Bajram: Forcon lidhjet mes familjeve, miqve e komunitetit

 

 

Kandidati i PDK-së për Kryeministër Bedri Hamza ka uruar besimtarët myslimanë për Fitër Bajram.

Ai ka thënë se kjo ditë forcon lidhjet mes familjeve, miqve dhe komunitetit.

“Kjo ditë e shënuar, që vjen pas një muaji reflektimi dhe përkushtimi, forcon lidhjet mes familjeve, miqve dhe komunitetit tonë, duke na kujtuar rëndësinë e vlerave që na bashkojnë: solidaritetit, mëshirës dhe respektit për njëri-tjetrin. Fitër Bajrami na fton të jemi më pranë njëri-tjetrit, të tregojmë mirësi e kujdes për ata që kanë më shumë nevojë, dhe të punojmë së bashku për një shoqëri më të drejtë e më të bashkuar. Uroj që kjo festë t’ju sjellë gëzim, shëndet dhe begati në familjet tuaja!”

  • Shkrime të ngjashme

    Policia has në mbi 350 automjete të paregjistruara vetëm në dy javët e para të janarit

    Policia e Kosovës ka njoftuar se vetëm brenda dy jave, ka hasur 353 automjete të paregjistruara vetëm në rajonin e Prishtinës, në kuadër të zbatimit të planit operativ “Sezoni Dimëror”. Sipas Policisë, kjo paraqet problem serioz për sigurinë në trafik,…

    Rinumërohen 216 vendvotime, në 15 komuna përmbyllet procesi

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se në 15 komuna është përmbyllur procesi i rinumërimit të votave. Sipas njoftimit, deri tash në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve janë rinumëruar 216 vendvotime nga 914 vendvotime. Komunat në të cilat ka përfunduar…