Kosovë Lajme

Abdixhiku: Për hajr! Paçim ndihmën e Zotit dhe vlerat njerëzore

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Abdixhiku ka uruar festën e Fitër Bajramit me një fotografi së bashku me familjen e tij.

E plotë:

Nga familja jonë, tek e juaja, me fat festa e Bajramit!

Shëndet, mirësi e begati për ju dhe familjet tuaja.

Paçim ndihmën e Zotit dhe me vete vlerat më njerëzore në rrugëtimet e popullit tonë dhe të vet Kosovës.

Për hajr!