Tragjedi në Rahovec: Zjarri përfshin shtëpinë, humb jetën e moshuara!

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në fshatin Hoçë e Madhe në Rahovec, ku një shtëpi është përfshirë nga zjarri dhe për pasojë një grua e moshuar ka humbur jetën. Vdekja e saj është konfirmuar nga ekipet mjekësore në vendin e ngjarjes, ndërsa janë zbuluar edhe rrethanat e rastit.

Viktima e këtij rasti është një grua 85-vjeçare, shtetase e Kosovës, pjesë e komunitetit serb.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore dhe zjarrfikësit ta cilët kanë intervenuar menjëherë për lokalizimin dhe shuarjen e zjarrit si dhe kanë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për rastin.

Pas ekzaminimeve të kryera në vendngjarje, duke u bazuar në hetimet e para, Policia ka njoftuar se dyshohet se zjarri shpërtheu në mënyrë aksidentale nga stufa me të cilën ngrohej e moshuara.

Megjithatë, shkaktari zyrtar i vdekjes së viktimës do të vërtetohet vetëm pas ekzaminimit mjeko ligjor, gjë e cila është urdhëruar nga prokurori i shtetit.

Hetimet në lidhje me këtë ngjarje tragjike janë duke vazhduar, ndërsa rasti është inicuar si “incident zjarri” dhe “hetim i vdekjes”.

Rasti është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës.

  • Shkrime të ngjashme

    Ky është burri i cili vdiq në aksidentin që ndodhi sonte në rrugën Komoran–Carralevë

    Një aksident i rëndë ka ndodhur sonte rreth orës 19:30 në rrugën Komoran–Carralevë, ku si pasojë një person ka humbur jetën dhe katër të tjerë janë lënduar. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti, teksa shtoi se në…

    Ekstradohet nga Anglia në Kosovë i kërkuari për vrasje në tentativë

    Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë,  me datë 15.01.2026  ka bërë ekstradimin e shtetasit kosovar nga Anglia për në Kosovë. Sipas njoftimit të Policisë, i…