• Sat. Oct 11th, 2025

‘Tjera gajle’: Ministria e Gërvallës s’e ka përditësuar Listën e Njohjeve, Kenia s’figuron ende

Bykfvanews

Mar 29, 2025

Ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka arritur që t’ia sigurojë Kosovës njohjen e pavarësisë nga Republika afrikane e Kenias. Kjo njohje e zyrtarizuar më 26 mars, ka shënuar edhe zhbllokimin e një periudhe të gjatë pesë vjeçare të Kosovës pa marrë njohje të re të pavarësisë.

Në faqen zyrtare të Ministrisë së Punëve të Jashtme që drejtohet nga Donika Gërvalla-Schwarz, njohja e fundit që figuron, është ajo e shtetit të Izraelit që ishte arritur pasi ish-kryeministri Avdullah Hoti kishte nënshkruar marrëveshjen e Washingtonit, shkruan Gazeta KFVA.

Njohja e pavarësisë nga Kenia ka nxitur reagimin e ashpër të shtetit serb. Ambasadorja serbe në Republikën e Kenias ka realizuar menjëherë një takim me zyrtarë të Ministrisë së Jashtme të Kenias për të protestuar ndaj vendimit për njohjen e Republikës së Kosovës.

Screenshot i faqes së MPJD-së në orën 13:19/ 29 mars 2025

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *