Rama paralajmëron se Shqipëria shpejt do të bëhet me anije të madhe luftarake

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama raportohet se ka paralajmëruar që ky shtet do të bëhet me një anije të madhe luftarake.

Sipas “A2CNN”, ai ka thënë se gjatë qeverisjes së tij, pagat e ushtrisë janë bërë më të lartat në rajon.

Tutje, raportohet se Rama ka thënë që Shqipëria do të blejë një anije të madhe luftarake, por nuk ka dhënë detaje të tjera.

“Kemi gjetur ferrnaja dhe sot është një bazë taktike e NATO-s. Sot, me flotë helikopterësh dhe së shpejti me një anije të madhe luftarake, veç të voglave. Ky është vetëm fillimi i një transformimi. Industria ushtarake ka nisur të hedhë themelet.

Shkollën e aviacionit do ta rilindim. Kemi bërë marrëveshje me një partner shumë të fuqishëm ndërkombëtar” – ka thënë ai.

  • Shkrime të ngjashme

    Ky është burri i cili vdiq në aksidentin që ndodhi sonte në rrugën Komoran–Carralevë

    Një aksident i rëndë ka ndodhur sonte rreth orës 19:30 në rrugën Komoran–Carralevë, ku si pasojë një person ka humbur jetën dhe katër të tjerë janë lënduar. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti, teksa shtoi se në…

    Ekstradohet nga Anglia në Kosovë i kërkuari për vrasje në tentativë

    Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë,  me datë 15.01.2026  ka bërë ekstradimin e shtetasit kosovar nga Anglia për në Kosovë. Sipas njoftimit të Policisë, i…