by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Numri i të vdekurve në tërmetin e fuqishëm që goditi Mianmarin ka arritur më shumë se 1600, ndërkohë që shpëtimtarët po kërkojnë me dëshpërim në rrënojat e ndërtesave të shembura për të gjetur të mbijetuar. Mbi 3400 persona janë plagosur.
Ushtria e Mianmarit shpalli gjendje emergjente dhe i bëri thirrje çdo personi që mund të ndihmojë të shkojë atje. Kombet e Bashkuara janë tashmë në kontakt me autoritetet.
Sipas të dhënave të USGS, epiqendra e tërmetit ishte rreth 17.2 kilometra larg qytetit të Mandalay, i cili ka rreth 1.2 milion banorë. Rreth 12 minuta pas tërmetit të parë, zona u godit edhe nga një tërmet tjetër me forcë 6.4.
Shpëtimtarët nxorën sot një grua të gjallë nga rrënojat e një ndërtese të shembur në Mandalay, 30 orë pas tërmetit shkatërrues që goditi Mianmarin, njoftuan gazetarët e Agjencisë France-Presse (AFP).
Gruaja 30-vjeçare, Phyu Lay Khaing, u nxor nga rrënojat e një kondominiumi Sky Villa dhe më pas u transportua me mbajtëse deri te burri i saj, Ye Aung, i cili e përqafoi para se ajo të dërgohej në spital, raporton AFP.
“Sinqerisht, në fillim nuk besova se ishte ende e gjallë”, tha Ye Aung ndërkohë që po priste që gruaja e tij të dilte nga nën pjesët e shembura të ndërtesës.
Më herët, një zyrtar i Kryqit të Kuq tha për AFP se më shumë se 90 persona mund të ishin ende të bllokuar nën rrënojat e ndërtesës të shembur. /KFVA/
Bashkimi Evropian i ka ndarë Kosovës 7.5 milionë euro për ta rritur qëndrueshmërinë energjetike, shkruan KFVA. Në njoftimin e Zyrës së BE’së thuhet se disbursimi i këtyre mjeteve shtesë në kuadër të Pakos së Mbështetjes Energjetike (IPA 2023), është bërë më 19 gusht, duke e rikonfirmuar përkushtimin e saj ndaj tranzicionit të gjelbër dhe
Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, nesër do të vizitojë Beogradin. Ai do të takohet me presidentin serb Aleksandar Vuçiq, dhe më pas do të mbajnë një konferencë për media duke filluar nga ora 10:00. Presidenca serbe nuk ka dhënë më shumë detaje rreth këtij takimi. Për këtë takim nuk
Ish-gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese, Kadri Kryeziu ka dal me një propozim për dalje nga bllokada aktuale në Kuvendin e Kosovës. Kryeziu në Facebook ka shkruar se mandati i fituar më 9 shkurt duhet t’i kthehet popullit, në mënyre që sovrani ta thotë fjalën e vet. Kryeziu ka thënë se partitë politike duhet urgjent
Anëtarët e Presidencës trepalëshe të Bosnje-Hercegovinës, Zhelko Komshiq dhe Denis Beqiroviq, kanë refuzuar të përfshijnë në agjendën e Presidencës një iniciativë të anëtares, Zhelka Cvijanoviq për ta nominuar presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump për Çmimin Nobel për Paqe, raporton Televizioni publik i Republikës Sërpska. Cvijanoviq ka bërë të ditur më parë