Dështoi ta sfidonte vetë Ramën në zgjedhje, Albin Kurti i ka shpresat tek Adriatik Lapaj

 

 

Albin Kurti ka pritur në një takim, një ditë më parë, Adriatik Lapajn dhe Endri Shabanin. “Sot, me Endrin dhe Panon, takuam Kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurti.

Ashtu si rezultoi nga certifikimi i KQZ -së në Kosovë, Lëvizja VetëVendosje u rendit forcë e parë. E uruam Kryeministrin Kurti për rezultatin dhe i kërkuam bashkëpunim edhe më të madh me Shqipërinë tonë të përbashkët!

Kryeministri na informoi për bashkëpunimin shtetëror ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë, përfshirë këtu marrëveshjet ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës së Shqipërisë, nga zbatimi i të cilave po përfitojnë drejtpërdrejtë qytetarët.

Në vazhdim, na mbetet të bëjmë më shumë dhe do të bëjmë më shumë”, shkruan Lapaj.

Me sa duket Albin Kurti, që në zgjedhjet e kaluara në Shqipëri u përfshi me partinë e tij, por dështoi, këtë radhë i ka varur shpresat tek Adriatik Lapaj, për të mundur Edi Ramën.

  • Shkrime të ngjashme

    Ky është burri i cili vdiq në aksidentin që ndodhi sonte në rrugën Komoran–Carralevë

    Një aksident i rëndë ka ndodhur sonte rreth orës 19:30 në rrugën Komoran–Carralevë, ku si pasojë një person ka humbur jetën dhe katër të tjerë janë lënduar. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti, teksa shtoi se në…

    Ekstradohet nga Anglia në Kosovë i kërkuari për vrasje në tentativë

    Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë,  me datë 15.01.2026  ka bërë ekstradimin e shtetasit kosovar nga Anglia për në Kosovë. Sipas njoftimit të Policisë, i…