Ambasadori i BE-së në Kosovë: Autorët e sulmit të Banjskës të sillen para drejtësisë

 

 

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav, ka folur për procesin e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, duke theksuar se shpreson që ky proces të arrihet sa më parë.

“Nëse kam përmendur normalizimin, do të thotë që të dyja palët duhet të angazhohen. Nëse Bashkimi Evropian kërkon diçka nga Kosova, shpresojmë që ajo t’i përmbushë ato detyrime, dhe e njëjta gjë vlen edhe për Serbinë”, ka deklaruar Orav.

I pyetur për sulmin terrorist të 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit, ambasadori i BE-së ka përsëritur thirrjen që autorët të përballen me drejtësinë.

“Natyrisht që sulmi i shtatorit 2023 ka qenë shumë i rëndë. Ajo që kërkojmë është që kryerësit të sillen para drejtësisë, dhe meqë kjo ende nuk ka ndodhur, ne vazhdojmë ta kërkojmë këtë”, është shprehur ai për Klanin.

Ambasadori Orav ka theksuar se BE-ja do të vazhdojë të mbështesë përpjekjet për stabilitet dhe paqe në rajon.

  • Shkrime të ngjashme

    Ky është burri i cili vdiq në aksidentin që ndodhi sonte në rrugën Komoran–Carralevë

    Një aksident i rëndë ka ndodhur sonte rreth orës 19:30 në rrugën Komoran–Carralevë, ku si pasojë një person ka humbur jetën dhe katër të tjerë janë lënduar. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti, teksa shtoi se në…

    Ekstradohet nga Anglia në Kosovë i kërkuari për vrasje në tentativë

    Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë,  me datë 15.01.2026  ka bërë ekstradimin e shtetasit kosovar nga Anglia për në Kosovë. Sipas njoftimit të Policisë, i…