Trump ka dislokuar bombarderët ‘fantazma’, kapin Iranin e Jemenin pa problem

Kanë dalë pamje satelitore të dislokimit masiv të bombarderëve të rëndë B-2 Spirit në Oqeanin Indian duke i lëvizur në rrezen e bombardimit të objekteve bërthamore të regjimit islamist të Iranit dhe vasalët e tyre terroristë Houthi në Jemen, transmeton KFVA.

Bombarderët atterruan në bazën Diago Garcia këtë javë pasi u nisën nga baza e tyre në shtetin Missouri të SHBA’së.

Në imazhe shfaqen së paku tre B-2 bombarderë në pistë, përfshi plot C-17A Globemaster III aeroplanë transporterë, që shfrytëzohen për bartjen e municionit e pajisjeve përkrahëse në fushatë bombarduese strategjike.

Sipas raporteve mund të ketë edhe katër bombarderë B-2 të tjerë në hangarët e tjerë të përforcuar në bazë. Një tjetër bombarder B-2 ishte rrugës por u detyrua të zbresë në Hawai për riparime dhe ka raporte se të tjerë raporte se B-2 të tjerë po dislokohen në atë rajon. 7 bombarderë B-2 përbëjnë më shumë se një e treta e flotës së B-2 bombarderëve, që të gjithë të vendosur në bazën në Missouri.

Shkrime të ngjashme

Ky është burri i cili vdiq në aksidentin që ndodhi sonte në rrugën Komoran–Carralevë

Një aksident i rëndë ka ndodhur sonte rreth orës 19:30 në rrugën Komoran–Carralevë, ku si pasojë një person ka humbur jetën dhe katër të tjerë janë lënduar. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti, teksa shtoi se në…

Ekstradohet nga Anglia në Kosovë i kërkuari për vrasje në tentativë

Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë,  me datë 15.01.2026  ka bërë ekstradimin e shtetasit kosovar nga Anglia për në Kosovë. Sipas njoftimit të Policisë, i…