Presidentja Osmani: Shumë shpejt do ta kemi datën për seancën konstituive të Kuvendit

 

 

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se shumë shpejt do ta shpall datën për seancën e konstituimit të Kuvendit.

Ajo ka thënë se po analizohet se deri kur mund të kryhen të gjitha përgatitjet.

“Ka ardhur shkresa zyrtare nga KQZ ku na njofton me rezultatet e zgjedhjeve të certifikuara, mënyrën se si ndahen ulëset. Ka afat prej 30 ditësh që parashihet për thirrjen e seancës. Ekipa ime ligjore po analizon se sa mund të ketë nevojë për kohë, për përgatitje të seancës, në mënyrë që kur thirret seanca të jetë e suksesshme, gjithçka do të bëhet brenda afatit. Nuk mund të jap datë, por shumë shpejt do ta kemi datën”, tha ajo

Shkrime të ngjashme

Ky është burri i cili vdiq në aksidentin që ndodhi sonte në rrugën Komoran–Carralevë

Një aksident i rëndë ka ndodhur sonte rreth orës 19:30 në rrugën Komoran–Carralevë, ku si pasojë një person ka humbur jetën dhe katër të tjerë janë lënduar. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti, teksa shtoi se në…

Ekstradohet nga Anglia në Kosovë i kërkuari për vrasje në tentativë

Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë,  me datë 15.01.2026  ka bërë ekstradimin e shtetasit kosovar nga Anglia për në Kosovë. Sipas njoftimit të Policisë, i…