Presidentja Osmani në iftar të veçantë me banorët e Shtëpisë së të Moshuarve ‘Jetimat e Ballkanit’

 

 

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka marrë pjesë sonte në një iftar të organizuar në Shtëpinë e të Moshuarve “Jetimat e Ballkanit”, ku është pritur me ngrohtësi nga banorët dhe drejtuesit e kësaj organizate humanitare.

E shoqëruar nga bashkëshorti i saj dhe stafi presidencial, Osmani ka ndarë momente të veçanta me të moshuarit, duke theksuar rëndësinë e kujdesit institucional dhe shoqëror për ta.

“Iftari i sotëm ishte një moment i veçantë për banorët tanë, të cilët e pritën me gëzim dhe respekt të madh këtë vizitë. Për ta, ky takim nuk ishte vetëm një darkë e përbashkët, por edhe një shenjë e kujdesit dhe vëmendjes institucionale ndaj tyre”, ka shkruar drejtuesi i organizatës “Jetimat e Ballkanit”, Halil Kastrati.

Ai ka falënderuar Presidenten për këtë vizitë të ngrohtë dhe për mbështetjen e saj ndaj misionit humanitar të organizatës.

Kjo vizitë vlerësohet si një gjest solidariteti dhe mbështetje për të moshuarit që jetojnë në këtë qendër.

  • Shkrime të ngjashme

    Kryeprokurori i Speciales paralajmëron: Së shpejti aktakuzë për vrasjen e Jasharëve

    Për krimin në Reçak tashmë është ngritur aktakuzë në mungesë ndaj 21 serbëve. E njëjtë pritet të veprohet shumë shpejt edhe për masakrën në Prekaz ndaj familjes Jashari. Këtë e paralajmëroi kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj. “Kemi me ngrit…

    Hoti paralajmëron dorëheqje nga organet e LDK-së: Partisë i nevojitet lidership i ri

    Avdullah Hoti nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), ka paralajmëruar dorëheqjen nga organet e partisë, duke theksuar ka thënë se pas rezultatit të dobët më 28 dhjetor LDK-së i nevojitet lidership i ri. Ai ka thënë se më 2021, LDK…