Presidenti sllovak: S’i shmangem pyetjeve për Kosovën, s’e njohim për shkak të rregullave të diplomacisë tonë

 

 

Presidenti sllovak, Peter Pellegrini ka qëndruar të premten për vizitë në Tiranë, atje ku ka folur edhe rreth vendimit të këtij shteti për mos ta njohur Kosovën si të pavarur.

Ai para gazetarëve, sipas “A2CNN”, ka thënë se kjo nuk ka lidhje me popullin shqiptar, por me “rregullat e diplomacisë sllovake”.

“Nuk do i shmangem pyetjeve për Kosovën, ne i kemi diskutuar këto me Presidentin Begaj, unë kam përfaqësuar pozicionin e Sllovakisë për këtë në përgjithësi të vendeve që nuk e kanë njohur Kosovën. Kjo është në bazë të një vendimi, nuk ka të bëjë fare me popullin e Shqipërisë, me kombin shqiptar, për ne kombi shqiptar është një komb mik, dhe kjo nuk ka të bëjë fare me qëndrimin tonë negativ kundrejt Kosovës. Kjo është e bazuar në rregullat e diplomacisë tonë për momentin, por unë e informova presidentin për dialogun e artë ndemjet Serbisë dhe Kosovës, për çështjet e sigurisë në rajon, që ka gjithashtu qeveria shqiptare një përfaqësues të posaçëm në lidhje me dialogun që mund të vazhdojë si dialog në të ardhmen. E di që është e nevojshme të vendosim ura” – citohet se ka thënë ai.

Mes tjerash, ai informoi se ish-emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, pritet që të bëhet këshilltar i kryeministrit sllovak, Robert Fico për çështje të Ballkanit Përendimor.

“E informova presidentin se z.Lajçak do të bëhet këshilltar i kryeministrit për çështje të sigurisë në rajon”.

Shkrime të ngjashme

Ky është burri i cili vdiq në aksidentin që ndodhi sonte në rrugën Komoran–Carralevë

Një aksident i rëndë ka ndodhur sonte rreth orës 19:30 në rrugën Komoran–Carralevë, ku si pasojë një person ka humbur jetën dhe katër të tjerë janë lënduar. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti, teksa shtoi se në…

Ekstradohet nga Anglia në Kosovë i kërkuari për vrasje në tentativë

Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë,  me datë 15.01.2026  ka bërë ekstradimin e shtetasit kosovar nga Anglia për në Kosovë. Sipas njoftimit të Policisë, i…