Lajçak sërish do të merret me Ballkanin, bëhet këshilltar i kryeministrit sllovak për rajonin

 

 

Ish-emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, pritet që të bëhet këshilltar i kryeministrit sllovak, Robert Fico për çështje të Ballkanit Përendimor.

Kjo sipas mediave sllovake është konfirmuar gjatë vizitës së presidentit sllovak, Peter Pellegrini në Tiranë.

Ai pas një takimi me presidentin shqiptar, Bajram Begaj, raportohet se ka thënë:

“E informova presidentin se z.Lajçak do të bëhet këshilltar i kryeministrit për çështje të sigurisë në rajon”.

Theksojmë se Lajçak që nga viti 2020 deri në janar të 2025, ka shërbyer si emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi.

Shkrime të ngjashme

Ky është burri i cili vdiq në aksidentin që ndodhi sonte në rrugën Komoran–Carralevë

Një aksident i rëndë ka ndodhur sonte rreth orës 19:30 në rrugën Komoran–Carralevë, ku si pasojë një person ka humbur jetën dhe katër të tjerë janë lënduar. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti, teksa shtoi se në…

Ekstradohet nga Anglia në Kosovë i kërkuari për vrasje në tentativë

Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë,  me datë 15.01.2026  ka bërë ekstradimin e shtetasit kosovar nga Anglia për në Kosovë. Sipas njoftimit të Policisë, i…