Kurti thotë se Kosova do të ketë edhe helikopterë amerikanë, nuk tregon kur

 

 

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka deklaruar se mbështetja e Qeverisë për Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK) do të jetë e vazhdueshme dhe e padiskutueshme.

Në ceremoninë e certifikimit të 344 rekrutëve të rinj të FSK-së, Kurti theksoi se gjatë mandatit katërvjeçar të qeverisë së tij është dyfishuar numri i ushtarëve dhe janë bërë investime të konsiderueshme në armatim luftarak.

“Përgjatë këtij mandati kemi dyfishuar numrin e ushtarëve, kemi rekrutuar 2315 ushtarë të rinj të cilëve do të ju shtohen edhe 390 ushtarë të tjerë në muajt e ardhshëm, në total 2705 ushtarë. Kemi investuar në armatim në vlerë prej 319 milionë duke blerë dronët luftarak ‘Bayraktar’, sistemin raketor anti tank, dhe së shpejti do t’i kemi edhe helikopterët ‘Black Hawk’ (Skifterët e zi) në inventarin e ushtrisë. Kemi vendosur themelin e industrisë së mbrojtjes me fabrikën për prodhimin e municionit Made in Kosova, e të gjitha këto sipas standardeve të vendeve të NATO-s”, ka thënë Kurti.

Kurti e konsideroi këtë diplomim të veçantë pasi ndodh në muajin e lavdisë kombëtare, duke kujtuar Epopenë e UÇK-së dhe ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë në mars 1999.

“Më 5, 6 dhe 7 mars rezistenca heroike e familjes Jashari shënoi kthesë historike në rrugën drejt lirisë. Dëshmoi se liria është më e shtrenjtë se jeta. Fitorja kulmoi me ndërhyrjen e forcave të NATO-s, duke u kurorëzuar me çlirimin pas sakrificave të brezave për liri”, ka shtuar Kurti.

Shkrime të ngjashme

Ky është burri i cili vdiq në aksidentin që ndodhi sonte në rrugën Komoran–Carralevë

Një aksident i rëndë ka ndodhur sonte rreth orës 19:30 në rrugën Komoran–Carralevë, ku si pasojë një person ka humbur jetën dhe katër të tjerë janë lënduar. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti, teksa shtoi se në…

Ekstradohet nga Anglia në Kosovë i kërkuari për vrasje në tentativë

Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë,  me datë 15.01.2026  ka bërë ekstradimin e shtetasit kosovar nga Anglia për në Kosovë. Sipas njoftimit të Policisë, i…