Konfirmohen viktimat e para nga tërmeti dhe shembja e ndërtesës në Tajlandë

 

 

Punëtorët e ekipeve emergjente në Tajlandë thonë se dy persona janë gjetur të vdekur dhe një numër i panjohur i njerëzve të tjerë ndodhen ende nën rrënojat e një ndërtese që u shemb pas tërmetit të fuqishëm në kryeqytetin Bangkok.

Songwut Wangpon, punëtor i ekipeve të shpëtimit, u tha gazetarëve se shtatë persona të tjerë janë gjetur të gjallë, raporton gazeta “The Guardian”.

Ai foli pranë një grumbulli të madh rrënojash që pak më parë përbënin një ndërtesë shumëkatëshe në ndërtim e sipër.

Ndërtesa shumëkatëshe u shemb pas tërmetit me fuqi prej 7,7 shkallësh që ndodhi të premten në mesditë.

Epiqendra e tërmetit ishte në Mianmar, por dridhjet u ndien edhe në shtete të tjera, përfshirë Tajlandën e Kinën.

Shkrime të ngjashme

Ky është burri i cili vdiq në aksidentin që ndodhi sonte në rrugën Komoran–Carralevë

Një aksident i rëndë ka ndodhur sonte rreth orës 19:30 në rrugën Komoran–Carralevë, ku si pasojë një person ka humbur jetën dhe katër të tjerë janë lënduar. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti, teksa shtoi se në…

Ekstradohet nga Anglia në Kosovë i kërkuari për vrasje në tentativë

Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë,  me datë 15.01.2026  ka bërë ekstradimin e shtetasit kosovar nga Anglia për në Kosovë. Sipas njoftimit të Policisë, i…