by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Aeroplani i JD Vance u nis për në Grenlandë këtë mëngjes dhe – siç raportohet nga mediat amerikane –ai u nis për atje bashkë me gruan e tij, Usha.
Po ashtu në aeroplan raportohet të jenë edhe:
Këshilltari i Sigurisë Kombëtare Mike Waltz me gruan e tij dhe ish-këshilltaren e Trumpit për sigurinë e vendit, Julia Nesheiwat
Sekretari i Energjisë Chris Wright
Senatori amerikan Mike Lee (i cili dukej se ishte shumë i emocionuar nga udhëtimi derisa publikoi edhe një foto të JD Vance në Grenlandë të krijuar përmes AI).
Kur JD Vance dhe delegacioni i tij të zbresin në bazën hapësinore Pituffik në Grenlandë të premten, ata do të përshëndeten me fjalët: “Mirë se erdhe në majën e botës”.
Megjithatë, pritje për të nuk do të ketë nga zyrtarët danezë.
Në kohë normale, një vizitë e një zëvendëspresidenti të SHBA-së do të kërkohej në mënyrë aktive nga shumë vende aleate si një shfaqje e dobishme e marrëdhënieve të ngushta me Uashingtonin.
Por këto ditë kanë ikur. Kur JD Vance zbret në bazën hapësinore Pituffik në Grenlandë pasdite, nuk do të ketë asnjë përfaqësues danez për ta mirëpritur atje dhe ata ishin të hapur për faktin se ai, në fakt, nuk është i mirëpritur atje, të paktën askund jashtë bazës amerikane.
Vizita në Pituffik, një bazë ushtarake e largët e mbyllur nga akulli në Grenlandën veriperëndimore, do të monitorohet nga afër nga udhëheqësit në Nuuk dhe Kopenhagë, të cilët kanë shprehur kundërshtimin e tyre ndaj udhëtimit mes kërcënimeve të vazhdueshme nga Donald Trump për të marrë Grenlandën, një territor gjysmë autonom i Danimarkës.
“Është e sigurt të thuhet se më mirë mos ta kishim atë [Vance] në Grenlandë”, tha një burim qeveritar në Kopenhagë.
Të enjten, kryeministrja daneze, Mette Frederiksen tha: “Grenlanda është pjesë e mbretërisë daneze. Kjo nuk do të ndryshojë”.
Ndërkohë Lars Løkke Rasmussen, ministri i Punëve të Jashtme i Danimarkës, tha se Vance nuk do të përshëndetet nga politikanët danezë në Pituffik sepse “nuk ka të bëjë fare me ne”.
“Kjo ka të bëjë me një zëvendës-president amerikan që do të vizitojë instalimin e tij ushtarak në Grenlandë. Nuk ka të bëjë fare me ne”, tha ai.
Richard Grenell, i dërguari i posaçëm i presidentit amerikan, Donald Trump, për kriza globale, ka kritikuar ashpër kandidaten republikane për Kongres, Valentina Gomez. Ajo është shfaqur në një video duke djegur librin e shenjtë të islamit, Kuranin, me një flakëhedhës. Sipas Grenellit, kandidatja nuk i kupton liritë, ndërsa theksoi se Kushtetuta amerikane garanton
Kur dukej se Kuvendi i Kosovës po shkonte drejt konstituimit, procesi u bllokua te zgjedhja e nënkryetarit nga komuniteti serb. Përpjekja e radhës për ta përmbyllur këtë proces është caktuar për 28 gusht – në ditën e dhjetë të afatit 30-ditor të përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese për konstituimin e Kuvendit. Por, çfarë ndodh nëse ky afat
Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI) ka bërë të ditur se disa prindër janë duke hasur në vështirësi gjatë procesit të aplikimit për tekste shkollore. MASHTI u ka bërë thirrje prindërve që nëse hasin në vështirësi të tilla teknike, t’i drejtohen kësaj ministrie nga ora 08:00 deri në orën 16:00 përmes
Një person është arrestuar pasi ka sulmuar katër zyrtarë policorë, shkruan KFVA. Katër zyrtarët kanë pranuar tretman mjekësor ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje. Njoftimi: SULM NDAJ PERSONIT ZYRTAR Prishtinë / 26.08.2025 – 00:55. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se i njëjti ka kryer vepren e lartcekur ndaj personave