by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka bërë me dije se është në diskutime më të gjitha partitë opozitare për formimin e qeverisë së re.
Ai është shprehur i gatshëm të marrë përgjegjësi në formimin e qeverisë, nëse LVV-ja dështon.
Në një konferencë për media, ai ka thënë se në këtë fazë nuk ka asnjë pengesë në komunikimet me LDK-në, AAK-në dhe Nismën.
“Po, jemi në biseda. Dhe fatbardhësisht asnjë barrierë në komunikim me asnjë parti politike nga ana ime nuk ekziston. Jam i gatshëm me të gjithë me bisedu. Jemi në biseda edhe LDK, edhe AA, edhe me Nismën dhe me subjektet tjera”, ka thënë ai.
Hamza ka treguar se bisedat ende nuk kanë arritur deri aty se të flitet për poste.
“Nuk kemi mbërri deri në fazën se di do të duket formula e qeverisë, por jemi duke biseduar. Prandaj, nëse vjen radha, sigurisht e unë jam i përgjegjshëm dhe shumë i përkushtuar që vendit me i dhënë institucione. Nuk kem mbërri deri të çështjen e ndarjes së posteve”, ka thënë Hamza.
I pyetur për kushtin e LDK-së në lidhjen me postin e kryeministrit, ai ka thënë se renditja është e qartë.
“Unë e vlerësoj shumë votën e qytetarëve të Kosovës dhe i kam falënderuar pa dallime partiake, megjithatë renditja e rezultatit është e qartë, ne jemi partia e dytë e cila i ka 24 deputetë dhe asnjëherë në tavolinë nuk kemi pasur kërkesë as bisedë se qysh ka me u dokë qeveria e ardhshme e Kosovës. Radha dihet dhe ne do të bisedojmë mbi bazën e kësaj,” ka thënë Hamza.
Ai ka bërë me dije se çdo vonesë në krijimin e institucioneve të reja është e paarsyeshme dhe e dëmshme për Kosovën.
“Kosovës në këtë fazë nuk i nevojitet vakum institucional. Nuk e kemi komoditetin si vend me pas vakum institucional. Edhe për shkak të situatës gjeopolitike dhe për shkak të sfidave dhe problemeve që na presin”, ka thënë Hamza.
Në këtë konferencë Hamza ka folur edhe për dorëheqjen e tij nga pozita e deputetit.
Ai ka treguar arsyet pse ka ndërmarr një veprim të tillë.
“Unë dje, duke respektuar kushtetutën dh ligjet kom ofruar dorëheqjen nga pozita e të qenit deputeti në Kuvendin e Kosovës. Arsyeja është që unë jam kryetar i Komunës së Mitrovicës dhe komuna kish me shku në zgjedhje. Besoj se ka qenë e padrejtë që brenda 6 muajve komuna dy herë më shku ne zgjedhje. Kjo kish me qenë pengesë për zhvillimin e projekteve, po kish me qenë edhe barrë për buxhetin e Kosovës”, ka thënë ai, duke shtuar se kjo nuk e pengon në zhvillimin e bisedave për krijimin e qeverisë se re.
“Por, kjo nuk me ndalon që të punoj dhe ta kem mbështetjen e plot të PDK-së për bisedat me parti tjera për me e kriju qeverinë e re, nëse radha kalon te ne. Çdo vonës në konstituimin e Kuvendit dhe zgjedhjen e qeverisë është e paarsyeshme dhe e dëmshme për vendin”, është shprehur ai.
Gjatë gjashtë orëve të fundit në Kosovë janë raportuar gjithsej 80 vatra zjarri, nga të cilat 35 mbeten ende aktive, ndërsa 45 janë lokalizuar dhe janë nën kontroll. Situata më e vështirë paraqitet në Komunën e Klinës, ku zjarret vazhdojnë të shkaktojnë dëme në fshatrat Siqevë dhe Resnikë. Megjithatë, fatmirësisht deri tani nuk
Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj, ka deklaruar se kryeministri tash në detyrë, Albin Kurti është ftuar dy herë për të dhënë deklaratë lidhur me hetimet për rezervat shtetërore, por nuk është paraqitur. Sipas tij, Prokuroria ka kërkuar nga Gjykata që Kurti të sillet me forcë, por kjo kërkesë nuk është aprovuar. Sipas
Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj, ka dhënë detaje të padëgjuara më parë për vendimin për tërheqjen e urdhër-arrestit ndaj Milan Radojiçiqit në vitin 2021, i cili ishte lëshuar në lidhje me vrasjen e politikanit serb, Oliver Ivanoviq. Kryeprokurori Blerim Isufaj tha se deklaratat e tij të mëhershme lidhur me këtë çështje mund
Disa persona kanë vdekur pasi një tren pasagjerësh doli nga shinat në jugperëndim të Gjermanisë, raportojnë mediat gjermane. Policia tha se të paktën tre persona u lënduan gjithashtu në aksidentin pranë qytetit Riedlingen në shtetin e Baden-Württemberg. Raportet thonë se pak më parë kishte pasur një stuhi në zonë, shkruan KFVA. Raportohet